E premte, 18 mars 2011
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetekatërtë të mbajtur më 17 mars 2011, si trup punues amë e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Z. Spiro Ristovski, i arsyetoi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara dhe njëherit shprehu kënaqësi në lidhje me pranueshmërinë e Propozim-ligjit nga ana e deputetëve.
Deputetja Znj. Violeta Tasheva, shprehu falemenderim për Qeverinë dhe për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për përmbushjen e kërkesave të propozuara nga ana e Lidhjes së personave të verbër të Republikës së Maqedonisë dhe njëherazi propozoi të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Lidhjes së personave të verbër dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Ndryshimet e këtij ligji janë me rëndësi të madhe dhe paraqesin hap të madh për personat me pengesa fizike dhe mentale, si dhe për personat pa prindër dhe personat e verbër - theksoi deputetja Darka Petrushevska.
Mbështetje të tekstit të propozuar të ligjit, shprehu edhe kryetari i Komisionit, deputeti Z. Ilija Kitanoski.
Pas debatit, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.