E hënë, 14 mars 2011
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetenjë, të mbajtur më 11 mars 2011, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.
Arsyetim të Propozim-ligjeve dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, Dr. Metodi Haxhi-Vaskov.
- U theksua se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për falimentim dalin nga numri i madh i kërkesave nga ana e bashkësisë së biznesit dhe të gjithë faktorëve të tregut ekonomik në Republikën e Maqedonisë.
Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është që të arrihet transparencë dhe efikasitet më i madh në realizimin e procedurës së falimentimit dhe të mënjanohen negativitetet e konstatuara.
Zëvendësministri i Ekonomisë i theksoi ndryshimet dhe plotësimet më të rëndësishme. Ndryshim kyçës është futja e E-falimentimit, përkatësisht futet obligimi i drejtorëve të falimentimit që të gjitha ndryshimet dhe vendimet që janë miratuar nga ana e gjykatës, të jenë ligjërisht të obliguar t'i përcjellin në internet-portalin e Regjistrit Qendror.
Me këtë ndryshim arrihet transparencë më e madhe e sundimit të përgjithshëm të procedurës së falimentimit dhe konstatohet përgjegjësia e saktë e personit që duhet t’i dorëzoj të gjitha të dhënat për regjistrin adekuat.
Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet thjeshtëzimi, përkatësisht lehtësimi i mënyrës së hapjes së procedurës së falimentimit. Është paraparë anulimi i obligimit gjatë hapjes së procedurës së falimentimit, përkatësisht paraqitja e një numri të madh të dokumenteve që në kornizat e hapjes së procedurës së falimentimit në afat prej 30 ditëve të jenë të furnizuara nga ana e drejtorit falimentues.
Pjesa e tretë e ndryshimeve të propozuara ka të bëjë me përforcimin e përgjegjësisë që e kanë drejtorët falimentues gjatë gjithë procedurës, duke marrë parasysh se me këto ndryshime dhe plotësime përforcohet përgjegjësia në pjesën e zgjatjes së procedurës së falimentimit. Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në këtë pjesë ligji do të jetë më rigoroz dhe do të ketë zgjidhje për zbatimin e procedurave më efikase nga ana e drejtorëve falimentues.
Pjesa e katërt e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara del nga funksionimi i deritanishëm i licencimit të funksionimit të Dhomës së drejtorëve falimentues dhe fushëveprimi i përgjithshëm i tyre i punës. Me ndryshimet e propozuara përcaktohet shuma minimale e anëtarësimit vjetor dhe zvogëlimi i kriterit të viteve në profesion që janë të nevojshme për nivelin e domosdoshëm minimal për dhënien e provimeve profesionale.
Pjesa e pestë e ndryshimeve ka të bëjë me dispozitat në pjesën e avancimit të politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë.
Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falimentim mori pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Z. Ljubisav Ivanov-Xingo.
- Sa i përket Ligjit për veprimtari turistike, qëllimi i ndryshimeve të propozuara është që i njëjti të harmonizohet me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtje, si dhe të merren parasysh propozimet e Inspektoratit shtetëror të tregut në pjesën e kufizimeve të shumave që paguhen aty për aty dhe dënimeve mandatore nga gjobat që shqiptohen nga ana e Komisionit për kundërvajtje.
Ndryshimet e propozuara përmbajnë zgjidhje për marrje të kompetencës së ministrit të Ekonomisë të vendos për ankesën e vendimit për ndalim të përkohshëm të kryerjes së veprimtarisë e miratuar nga Inspektori shtetëror i tregut dhe kjo kompetencë t’i jetë bartur Komisionit për ankesa, që duhet të formohet pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Me këtë ndryshim bëhet harmonizimi i pakos së ligjeve edhe atë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, ndër të cilët edhe Ligjit për veprimtari turistike, me dispozitat e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, zvogëlimi i shumës së gjobave që shqiptohen aty për aty, dënimet mandatore të personit juridik, të personit përgjegjës në personat juridik dhe të tregtarit individual, në mesatare për 35% në lidhje me gjobat që shqiptohen nga ana e komisioneve për kundërvajtje.
Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligji në masë të madhe do të përmirësohen kushtet për kryerjen e veprimtarisë hoteliere në Republikën e Maqedonisë dhe rritjen e kualitetit të shërbimit në sektorin hotelieri.
Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara është propozuar të bëhet tekst i spastruar nga ana e Komisionit Juridiko-Ligjvënës, nga shkaku që gjatë periudhës së kaluar janë bërë disa ndryshime dhe plotësime të këtij Ligji, dhe i njëjti do të jetë në dobi të madhe dhe me rëndësi për shumë subjekte në Republikën e Maqedonisë.
Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike mori pjesë zëvendësanëtarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, Znj. Zumrete Jakupi.
Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim (leximi i parë) dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.