E hënë, 14 mars 2011
MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e njëzetepestë, të mbajtur më 11 mars 2011, si trup punues amë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele - leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzemplar të detyrueshëm - leximi I;
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e pranishme ishte Znj. Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës.
Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që duhet të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në fund, Komisioni njëzëri dhe pa diskutim e miratoi Konkluzionin në vijim:
Komisioni për Kulturë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele - leximi I dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzemplar të detyrueshëm - leximi I dhe vlerësoi se këto Propozim-ligje janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë.