E premte, 18 mars 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të pesëdhjeteshtatë, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi:
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhimet e duhanit, me procedurë të shkurtuar.
Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryesuesi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Z. Pançe Dameski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej dy amendamente lidhur me Propozim-ligjin.
Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: Z. Cvetan Tripunovski, Z. Zhivko Pejkovski dhe Z. Pançe Dameski.
Komisioni i debatoi dhe i shqyrtoi të dy amendamentet e propozuara dhe njëzëri i miratoi të njëjtit.
Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhimet e duhanit me procedurë të shkurtuar, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.