E enjte, 24 mars 2011
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e shtatëdhjetedy të mbajtur më 22 mars 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor – leximi II-të;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për themelimin e rrjetit maqedonas akademik hulumtues – leximi II-të;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik – leximi II-të.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z. Goran Mihajllovski, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Znj. Mirjana Sekullovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Kryesuesi i Komisionit, Znj. Katerina Dimeska, i informoi deputetët se për Propozim-ligjet në përputhshmëri me afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni pa diskutime konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor – leximi II-të, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për themelimin e rrjetit maqedonas akademik hulumtues – leximi II-të dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik – leximi II-të, të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.