E mërkurë, 30 mars 2011
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tij të shtatëdhjetekatër, të mbajtur më 29 mars 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor – leximi I;
- Propozim-ligjin për shpallje të Liqenit të Dojranit për përmendore të natyrës - leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe kullimin e ujërave të zeza urbane – leximi I;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për teleferikë dhe ski ashensorë – leximi I;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pastërti publike – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm – leximi I;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të funeralit – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor – leximi I;
- Propozim-ligjin për shpalljen e Liqenit të Prespës për përmendore të natyrës - leximi I;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor – leximi I;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor – leximi I.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ,orën pjesë Znj. Sonja Lepitkova, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Z. Goran Mihajllovski, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në arsyetimin e Propozim-ligjeve, të autorizuarit e Qeverisë e theksuan nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Ato posaçërisht treguan se me Propozim-ligjet do të përmirësohen dhe do saktësohen në mënyrë plotësuese bazat juridike për zbatimin e dispozitave të caktuara të Ligjit nga ana e subjekteve të cilët janë të lidhur për zbatimin e këtij ligji dhe kanë të bëjnë me parimin “heshtja është aprovim”.
Në fund, Komisioni njëzëri pa diskutim e miratoi këtë Konkluzion:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i shqyrtoi Propozim-ligjet nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.