E martë, 15 mars 2011
TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË VESHKAVE
Klubi i deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim pune me rastin e Ditës botërore të veshkave, në organizim të Shoqatës maqedonase për nefrologji, transplantim dhe organe artificiale.
Në takim të pranishëm ishin koordinatorja e Klubit të deputeteve, Znj. Katerina Dimevska; Znj. Zymrete Jakupi, anëtare e Klubit të deputeteve; Znj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe deputetë tjerë.
Mysafirë në takim ishin: prof. dr. Olivera Stojçeva-Taneva, kryetare e Regjistrit të Maqedonisë për veshkë, dr. Lubinko Tërpenovski, sekretar i Shoqatës së të sëmurëve nga veshkat - Nefron, Znj. Pavlinka Baliska, sekretare teknike e Shoqatës Nefron, Znj. Biljana Sarxhovska, laborante dhe Znj. Nergis Bektesh, teknike medicinale.
Përmes diskutimit u shkëmbyen më shumë përvoja në lidhje me problemet aktuale të këtij lloji në botë dhe tek ne. Shumica e deputetëve u pajtuan të jenë pjesë e aksionit me rastin e Ditës botërore të veshkave, përkatësisht të japin gjak dhe urinë për testim nga sëmundjet e veshkave.
Në fund të takimit, u shpreh besimi se Klubi i deputeteve edhe në të ardhmen do të punojë në thirrjen dhe organizimin edhe të shumë aktiviteteve të këtij lloji ose të llojit të ngjashëm.