E hënë, 16.03.2009, Shkup
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE DYDITORE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari z. Trajko Veljanoski, në të cilin janë edhe deputetët Ivan Stoilkoviq, Vladanka Aviroviq dhe Risto Penov, sot shkuan në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë, znj. Slavica Gjukiq-Dejanoviq.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Republikës së Serbisë z. Boris Tadiqin, si dhe do të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë z. Mirko Cvetkoviq.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Vejlanoski dhe delegacioni ynë do të takohen edhe me shoqëritë e maqedonasve të cilët jetojnë në Serbi, gjithashtu do ta vizitojnë edhe Novi Sadin ku do të kenë bisedime me kryetarin e Kuvendit popullor të Krahinës Autonome të Vojvodinës, Shandor Egereshi.
Lexo më shumë
13.03.2009
PARLAMENTI EVROPIAN E MIRATOI REZOLUTËN PËR PËRPARIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2008

Parlamenti evropian në mbledhjen e tij të fundit, e miratoi Rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2008, të paraqitur nga raportuesi Erik Mejer. Eurodeputetët edhe njëherë e vërtetuan përkrahjen e tyre për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, por njëkohësisht shprehën keqardhje që nuk ka fillim të negociatave.
Eurodeputetët kërkuan nga Këshilli që të vendosë dhe ta caktojë datën për fillimin negociatave gjatë këtij viti, duke theksuar se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në BE, është me interes vital për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Lexo më shumë
E enjte, 05.03.2009
NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI E PRANOI AMBASADOREN E JASHTËZAKONSHME DHE TË AUTORIZUAR TË MBRETËRISË SË MAROKUT PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH. S. ZNJ. AZIZA LIMAME

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli e pranoi në vizitë protokollare ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplote të Mbretërisë së Marokut për Republikën e Maqedonisë, SH.S. znj. Aziza Limame.
Lexo më shumë
E martë, 03.03.2009
KRYETARJA E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ZNJ. TEUTA ARIFI, REALIZOI TAKIM ME ANËTARËT E KOMISIONIT PËR POLOITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT SUEDEZ
Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikë së Maqedonisë znj. Teuta Arifi, realizoi takim me anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit suedez, Karin Runeson dhe Kerstin Engle, në të cilin merrte pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë Suedeze në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Llars Freden.
Lexo më shumë
E marte, 31 mars 2009
PJESEMARRJA E DELEGACIONIT TE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE SEMINARI ME TEME “ADMINISTRIMI ME KUFIJTE DHE VIZAT“ NE BRUKSEL, MBRETERIA E BELGJIKES
Ne organizim te perbashket te Parlamentit Evropian, Drejtoria e Politikes se Jashtme te Unionit dhe Sekretariatit Rajonal per Bashkepunim Parlamentar ne Evropen Juglindore, me 31 mars dhe 1 prill 2009 ne Bruksel, Mbreteria e Belgjikes, mbahet Seminari me teme “Administrimi me kufijte dhe vizat”. Ne seminar jane ftuar te marrin pjese deputete nga parlamentet e vendeve te Ballkanit Perendimor dhe Euro-parlamentare.
Lexo më shumë
E marte, 31 mars 2009
PJESEMARRJE E DELEGACIONIT TE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE TAKIMIN E GJASHTE TE KOMITETIT TE PERZIER – REPUBLIKA E MAQEDONISE DHE BASHKIMI EVROPIAN NE BRUKSEL, MBRETERIA E BELGJIKES

Ne baze te nenit 114 nga Marreveshja per Stabilizim dhe Asociim e Republikes se Maqedonise me Bashkimin Evropian, si dhe ne baze te Rregulles 6 nga Rregullorja per pune e Komitetit te perzier parlamentar – Republika e Maqedonise dhe Bashkimi Evropian, Takimi i gjashte i Komitetit do te mbahet me 31 mars te vitit 2009 ne Parlamentin Evropian ne Bruksel, Mbreteria e Belgjikes.
Lexo më shumë
E marte, 31.03.2009 Bruksel
KOMUNIKATE NGA TAKIMI I GJASHTE I KOMITETIT TE PERZIER PARLAMENTAR – REPUBLIKA E MAQEDONISE DHE UNIONI EVROPIAN
Ne Takimin e gjashte te Komitetit te Perzier Parlamentar – Republika e Maqedonise dhe Unionit Evropian, i cili u mbajt me 31 mars 2009 ne Parlamentin Evropian ne Bruksel, mori pjese nje delegacion i Kuvendit te Republikes se Maqedonise i udhehequr nga z. Aleksandar Spasenovski bashkekryesues i Komitetit te Perzier Parlamentar. Ne delegacionin tone jane edhe deputetet: znj. Sllavica Gerkovska-Loshkova, z. Safet Neziri dhe znj. Vlladanka Aviroviq. Ne Takimin e gjashte u shqyrtuan me teper ceshtje ne lidhje me marredheniet e Republikes se Maqedonise dhe Unionit Evropian. Kujdes i vecante iu kushtua procesit te liberalizimit te regjimit te vizave per qytetaret e Republikes se Maqedonise, per gjendjen ekologjike, vecanerisht per periudhen nga miratimi i Raportit te KE-se per perparimin e Republikes se Maqedonise ne vitin 2008, per gjendjet ne arsim, vecanerisht per programet arsimore te lidhura me ato te Bashkimit, si dhe per procesin e menaxhimit me fondet e BE-se, me nje theks te vecante ne Instrumentin per ndihme paraaderuese (INP).
Lexo më shumë