Megjunarodna sorabotka
 
Bashkëpunimi ndërkombëtar


E martë, 12 shkurt 2013

MBLEDHJA E TETË E GRUPIT PUNUES PËR DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË PBEJL

Në kuadër të kryesisë maqedonase me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, u mbajt Mbledhja e tetë e Grupit punues për dimensionin parlamentar të PBEJL-së.  

Grupi punues është formuar me Deklaratën përfundimtare nga Konferenca e kryetarëve të parlamenteve, e mbajtur në Antali, Republika e Turqisë, me qëllim përgatitjen e raportit për drejtimet dhe modalitetet për zhvillim të mëtutjeshëm të Dimensionit parlamentar të PBEJL-së, të cilat do shpijnë në krijimin e Asamblesë Parlamentare.  

Në mbledhjen ishin të pranishëm përfaqësues nga Parlamentet e Shqipërisë, Bulgarisë, Greqisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Turqisë, si dhe nga Sekretariati rajonal për bashkëpunim parlamentar në Evropën Juglindore, nga Sofja, Këshilli për Bashkëpunim rajonal, nga Sarajeva dhe Fondacioni Fridrih Ebert, si mbështetës kryesor i ngjarjes. 

Mbledhjen e kryesoi deputetja Ermira Mehmeti-Devaja, e cila në fjalimin e saj hyrës potencoi se edhe krahas shumë gjërave për të cilat është arritur konsensus në takimet e kaluara, mbeten ende çështje të hapura siç është modeli i sekretariatit dhe kriteri për madhësinë e delegacioneve.

Kjo ishte mbledhja e dytë e mbajtur në Kuvend, ndërsa në këtë mbledhje u arrit pëlqim për aktivitetet e ardhshme të grupit dhe të kryesisë aktuale lidhur me precizimin e dokumenteve përfundimtare të grupit të cilat do të parashtrohen në Konferencën e dhjetë në nivel të kryetarëve të parlamenteve.

 

 
a

Na ndiqni në: