E martë, 29 tetor 2013
MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime më 28 tetor 2013 e mbajti Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.
Në mbledhje ishin të pranishëm: SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë; z. Riçard Hovit, deputet në Parlamentin Evropian dhe referues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian; SH.T. Kristofer Ivon, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Fernando de Galainena Rodrigez, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë; z. Robert Lidll, udhëheqës i Seksionit për çështje politike, drejtësi dhe punë të brendshme, informim dhe komunikim në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë; znj. Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Joana Babushku nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë.
Në prezantimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, z. Aivo Orav theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që Komisioni Evropian për së pesti herë dha rekomandim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë. Rekomandimi do të thotë se Komisioni beson se vendi është i përgatitur t'i fillojë negociatat për anëtarësim. Raporti i Komisionit Evropian e mbulon periudhën prej 1 shtator 2012 deri më 31 gusht 2013, dhe paraqet platformë për punë të mëtutjeshme. Në raportin janë theksuar çështjet vijuese:
- dialogu politik i cili është shumë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë,
- liria e mediave,
- sundimi i së drejtës,
- lufta kundër korrupsionit dhe
- marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së, pritet që të arrihet progres plotësuese në sferat e cekura. Deputeti në Parlamentin Evropian dhe raportues për Republikën e Maqedonisë në PE, z. Riçard Hovit, u falënderua për mundësinë që të jetë i pranishëm për së pari herë në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime. Sipas, z. Hovit, Këshilli Nacional për Eurointegrime ka rol kryesor në arritjen e konsensusit të gjerë nacional për integrim evropian, si dhe për dialogun politik, gjë që është e potencuar edhe në Raportin e sivjetshëm të Komisionit Evropian. Ai shprehu interes se çfarë mendimi ka Këshilli Nacional lidhur me realizimin rekomandimit nga Raporti i Komisionit Evropian në të ardhmen, si dhe për cilën pjesë të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e RM-së për vitin 2013, ekziston pëlqim, përkatësisht mospajtim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit.
Roli i z. Hovit, si referues në PE për Republikën e Maqedonisë, ka për detyra ta ndjekë gjendjen reale në shtet dhe rezultatet e arritura, të realizojë konsultime dhe të ndërtojë konsensus me kolegët e Parlamentit Evropian që të arrihet pëlqim politik për fillimin e negociatave për anëtarësim. Parlamenti Evropian është institucion i pavarur nga Komisioni Evropian i cili në mënyrë të mëvetësishme i cakton vlerësimet e tij.
Lidhur me reformat në administratën publike, z. Hovit theksoi se edhe këtë vit përsëriten vërejtjet e Komisionit Evropian lidhur me përpjekjet plotësuese për garantimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës dhe përfaqësimi i drejtë. Mungesa e numrit konkret të të punësuarve në administratë paraqet brengë te vendet-anëtare. Inkuadrimi i shoqërisë civile në procesin parlamentar dhe në miratimin e vendimeve është veçanërisht i rëndësishëm.
Raporti i KE-së për progresin e RM-së për vitin 2013, është veçanërisht i rëndësishëm për shtetin, i njëjti nuk ka sfida të mëdha ekonomike, ndërsa legjislacioni duhet të avancohet në pjesën e lirisë së qarkullimit të kapitalit dhe mallrave. Raporti Hovit shfaqi interes për marrëveshjen me Federatën ruse për gazsjellësin dhe për çështjen sesa kjo marrëveshje është kompatibile me qëllimet e shtetit, si dhe për propozimet në sferën e zhvillimit të energjisë rigjeneruese. Ballafaqimi me korrupsionin është veçanërisht çështje e rëndësishme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Hapi i rëndësishëm që duhet të merret është zbatimi i rekomandimeve nga Komisioni Anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012. Në ndryshimet e Rregullores së Kuvendit duhet të integrohen të gjithë partitë politike në frymën e Memorandumit të nënshkruar ndërpartiak, prioritet do të jetë nëse ndryshimet miratohen para mbajtjes së mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së. Liria e të shprehurit dhe gjendjet në media do të jetë një nga çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet në Parlamentin Evropian.
Z. Hovit theksoi se Republika e Maqedonisë nuk mund të mbetet në status kuo. Qëndrimi i Komisionit Evropian dhe i Parlamentit Evropian është se Kriteret e Kopenhagës janë përmbushur mjaftueshëm, por një pjesë e vendeve-anëtare të BE-së nuk pajtohen me atë. Për këtë çështje duhet të diskutohet para mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së, me qëllim që të binden të gjithë vendet-anëtare.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi, informoi se menjëherë pas marrjes së Raportit të KE-së për progresin e RM-së për vitin 2013, u mbajt mbledhje e Komitetit për Eurointegrime dhe u përgatit analizë e Raportit nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Të gjithë institucionet përgjegjëse morën për obligim të përgatisin revizion të NPAA-së për vitin 2014 dhe të merren parasysh rekomandimet e dhënë nga Raporti i Komisionit Evropian. Për përmbushjen e plotë të rekomandimeve të Komisionit Evropian, nevojitet bashkëpunim ndërmjet institucioneve, Qeverisë, Kuvendit, partive politike, shoqërive civile dhe mediave. Reformat që ndërmerren dhe qasja e hapur konstruktive ndaj fqinjëve janë aspekte komplementare në procesin e integrimit në BE. Për Republikën e Maqedonisë është veçanërisht i rëndësishëm t'i fillojë negociatat për anëtarësim, gjë që do të kontribuojë për intensitetin e reformave dhe për zgjidhjen e çështjes me Republikën e Greqisë.
Në debat morën pjesë: znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshovski, z. Tito Petkovski, znj. Meral Uzeiri-Ferati - deputetë dhe anëtarë të Këshillit; Safet Bishevac, deputet dhe zëvendësanëtar i Këshillit; z. Dimitar Mirçev, përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë; znj. Tanja Hafner-Ademi, përfaqësuese e Platformës së Maqedonisë dhe z. Naser Selmani, përfaqësues nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.
Gjatë mbledhjes, anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime ua shpërndanë propozim-konkluzionet për të cilat duhet të japin komente dhe propozime. Pas harmonizimit të tekstit, Këshilli do të miratojë konkluzione për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.
E martë, 23 korrik 2013
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, mbajtën mbledhje të përbashkët në të cilën u prezantua programi dhe prioritetet për punën e kryesimit të Lituanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2013, nga ana e ambasadorit të Republikës së Lituanisë i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë me seli në Budapest, SH.T. z.Renatas Jushka.
Në mbledhjen ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, si dhe përfaqësuesit e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Në mbledhjen, përveç kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Shekerinska, nënkryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini si dhe SH.T. z.Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Znj.Shekerinska në fjalimin e saj hyrës e përshëndeti prezencën e ambasadorit Jushka dhe z.Orav, si dhe aderimin e paradokohshëm të Kroacisë në BE, me ç'rast theksoi se Republika e Maqedonia e vlerëson shumë përcaktimin e BE-së për politikën e zgjerimit.
Ambasadori Jushka në fjalimin e tij i informoi të pranishmit për gjendjen momentale në Lituani si në fushën politike, ashtu edhe në fushën ekonomike: zgjedhjet e mbajtura të paradokohshme dhe përbërja e re parlamentare dhe ekonomia e Lituanisë si ekonomi e dyta me rritja më të shpejtë ndërmjet vendeve-anëtare në BE në dy vitet e fundit.
Në fokus të kryesimit gjashtëmujor të Lituanisë me Këshillin e BE-së do të jenë tre prioritetet: Evropa kredibile, rritëse dhe e hapur - theksoi ambasadori Jushka.
Në kuadër të Evropës së hapur, kryesimi i Lituanisë do të marrë hapa për përforcimin e BE-së si model global i transparencës dhe sigurisë, do të fokusohet në integrimin më të afërt të BE-së dhe partnerëve të saj lindorë, ndërsa njëkohësisht edhe do ta monitorojë procesin e zgjerimit të BE-së.
Në mbledhjen për fjalë u paraqitën edhe deputetët: z.Antonio Milloshoski, z.Kenan Hasipi, z.Jani Makraduli dhe z.Hajrulla Misini.
E martë, 16 tetor 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët, dedikuar Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.
Në mbledhjen ishin të ftuar edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, përfaqësues të ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Në fillim të mbledhjes së përbashkët, mori fjalë SH.T. z.Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Në debatin për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, morën pjesë: znj.Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për eurointegrime; deputetët: z.Aleksandar Spasenovski, z.Jani Makraduli, znj.Ermira Mehmeti, z.Ziadin Sela; z.Tito Petkovski, z.Pavle Trajanov, z.Izet Zeqiri, znj.Liljana Popovska, znj.Meral Uzeiri-Ferati dhe z.Samka Ibraimovski; si dhe z.Dimitar Mirçev, këshilltar në Kabinetin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit Nacional; z.Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit Nacional; z.Antoni Peshev, përfaqësues i Dhomës ekonomike të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues i Këshillit; znj.Malinka Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane dhe znj.Lidija Dimova, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës maqedonase për arsim evropian.
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane në mbledhjen e përbashkët miratuan Konkluzionet në vijim:
1. Këshilli Nacional për Eurointegrim dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin rekomandimin e përsëritur të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RM-së në BE dhe theksojnë se rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2012-2013, i japin impuls të fuqishëm procesit të integrimit në BE, për thellimin e reformave politike dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë si dhe vendeve të rajonit;
2. Këshilli dhe Komisioni konsiderojnë se vlerësimet dhe komentet të përfshirë në Raportin janë pasqyrë e gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2012 në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian, për vendimet që janë ndërmarrë, masat të cilat janë implementuar dhe aktet e miratuara ligjore;
3. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin përkushtimin e fuqishëm, përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e madh të Komisionit Evropian, në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë;
4. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane konstatojnë se vendosja e Dialogut për anëtarësim të nivelit të lartë paraqet platformë të rëndësishme me të cilën u intensifikua procesi reformues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për realizimin e prioriteteve, përforcimin e besimit dhe përafrimin e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Këshilli dhe Komisioni e përshëndesin progresin e bërë në sferat prioritare të definuara në kuadër të Dialogut për anëtarësim të nivelit të lartë dhe sugjerojnë në nevojën për mbajtjen e momentumit reformues, veçanërisht që të sigurohet realizimi i reformave në sferat kryesore;
5. Këshilli dhe Komisioni konstatojnë se kalimi i procesit për anëtarësimin e RM-së në fazën e ardhshme të integrimit evropian do të jetë përfitim për përforcimin e mëtutjeshëm të reformave dhe marrëdhënieve ndëretnike, përforcimin e kredibilitetit të Bashkimit Evropian, si dhe inkurajimin e përpjekjeve reformuese në gjithë rajonin.
Në këtë drejtim dhe në pajtim me katër rekomandimet e deritanishme të Komisionit Evropian, Komisioni Evropian thirret që të miratojë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë;
6. Theksohet se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme të ndërsjellë lidhur me dallimet për emrin, nën patronazhin e KB-së, mbetet si çështje kryesore në fazën e ardhshme të procesit eurointegrues.
Veçanërisht vlerësohet momentumi i ri, sipas të cilit vendimi i Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim do të kontribuojë për krijimin e kushteve të volitshme për gjetjen e një zgjidhjeje të tillë dhe gatishmëria e Komisionit Evropian për të prezantuar kornizë juridike pa prolongim në të cilën gjithashtu do të merret parasysh nevoja për zgjidhjen e çështjes për dallimet rreth emrit në fazën e hershme të negociatave për anëtarësim.
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane, duke theksuar se edhe pse problemet bilaterale nuk janë pjesë e Kritereve të Kopenhagës, e theksojnë nevojën për mbajtjen e mëtutjeshme të dialogut greko-maqedonas.
Në këtë drejtim, Këshilli Nacional për Eurointegrime, si trup i cili e paraqet konsensusin e përgjithshëm për anëtarësim në BE, mbetet në dispozicion për konsultime rreth zgjidhjes së mundshme;
7. Këshilli dhe Komisioni e përshëndesin nevojën e mbiemrit "maqedonas" në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, që është në pajtim me principet e respektimit të dallimeve evropiane dhe në kontekst të veçorive gjuhësore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në pajtim me terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara;
8. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane e theksojnë nevojën për mbajtjen e momentumit lidhur me sfidat e ardhshme të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila mbetet si çështje kryesore për zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e të drejtës në vend.
Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit edhe në të ardhmen duhet të shërbejë si mjet për avancimin e dialogut ndërmjet bashkësive;
9. Këshilli dhe Komisioni përpiqen që, subjektet kompetente me gjithë përgjegjësinë dhe vendosmërinë t'i analizojnë vërejtjet në Raportin dhe të marrin përsipër obligimin për tejkalimin e dobësive, veçanërisht ato të përmendur në konkluzionet dhe rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe tejkalimin e sfidave kryesore 2011-2012, me qëllim të ndërmarrjes së obligimeve për negociatat për anëtarësim.
Në këtë drejtim, Këshilli dhe Komisioni propozojnë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë urgjentisht të përpilojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshirë në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, me bartës dhe afate për realizim;
10. Këshilli dhe Komisioni i ftojnë vendet-anëtare të BE-së, që në pajtim me propozimin e përsëritur të Komisionit Evropian, pa prolongim të lejojnë kalim në fazën e dytë të asociimit nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Komuniteteve evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga njëra anë, Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër.
11. Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të BE-së në dhjetor 2012, Këshilli Nacional dhe Komisioni theksojnë nevojën për përfshirje aktive të potencialit të plotë të shtetit në marrjen e datës për fillimin e negociatave, përgatitje efikase për realizimin e të gjithë aktiviteteve të cilat do të pasojnë pas marrjes së datës;
12. Këshilli dhe Komisioni e theksojnë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimit me vendet-anëtare të BE-së që na përkrahin në rrugën e integrimit tonë, si dhe mbajtjen e vazhdueshme të dialogut politik me strukturat e BE-së.
Këshilli dhe Komisioni theksuan rëndësinë për vazhdimin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në iniciativat rajonale për bashkëpunim, përfshirë Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Këshillin për bashkëpunim rajonal dhe Marrëveshjen qendrore-evropiane për tregti të lirë.
13. Duke pasur parasysh përcaktimin strategjik dhe konsensual për anëtarësim në BE, Këshilli dhe Komisioni sugjerojnë në nevojën për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në procesin e integrimit, mobilizim të përforcuar dhe përfshirje të shoqërisë, zmadhim të promovimit të eurointegrimit në nivel lokal, përmes të gjithë institucioneve dhe subjekteve kompetente në drejtim të ndërmarrjes së përgjegjësive nga negociatat paraaderuese.
14. Këshilli dhe Komisioni theksojnë se në përmbushjen e detyrave të caktuara, nevojitet që në kontinuitet të afirmohet pozitivisht Republika e Maqedonisë si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian;
15. Këshilli dhe Komisioni do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme ta realizojnë rolin e forumit i cili kontribuon për avancimin dhe mbajtjen e dialogut politik dhe konsensusit shoqëror në proceset e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë;
16. Me konkluzionet e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane nga debati për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, të informohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë;
17. Konkluzionet e Këshillit dhe Komisionit të publikohen në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të arritshme për opinionin e gjerë publik.
E hënë, 17 shtator 2012
Procesi i suksesshëm i dialogut aderues të nivelit të lartë
Në kuadër të mbledhjes së 11-të të Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën mori pjesë edhe Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE, fjalim mbajti z.Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane të Komisionit Evropian.
Në mbledhjen, krahas kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Sheqerinska, nënkryetares së Këshillit Nacionalë për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja znj.Teuta Arifi, drejtori i përgjithshëm i Direktoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z.Aivo Orav, dhe z.Andej Lepavcov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Znj.Sheqerinska në fjalimin e saj hyrës me kënaqësi të veçantë e përshëndeti praninë e eurokomisarit Shtefan File, duke theksuar se në kuadër të strukturës së tij, Këshilli Nacional për Eurointegrime punoi në mënyrë efikase, duke arritur pëlqim konsensual në pajtim me të gjitha çështjet për të cilat mori vendim.
Të gjitha aktivitetet e deritanishme të Këshillit Nacional janë realizuar vetëm për një qëllim - të japim kontribut të madh në procesin e eurointegrimit të shtetit, në mënyrë konstruktive të kontribuojmë në realizimin e interesit strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrimin në BE, për të cilin është arritur konsensus të gjerë politik dhe qytetar, dhe ta mbajmë përkrahjen e madhe të qytetarëve maqedonas për anëtarësim në BE- theksoi znj.Sheqerinska, duke u përqendruar në aktivitetet e Këshillit në kuadër të periudhës së kaluar.
Eurokomisari File shprehu kënaqësi nga raundi i tretë i vizitave në Maqedoni dhe nga diskutimet në këtë dhomë parlamentare, të cilat nuk janë vetëm protokollare, por debate të rëndësishme, të udhëhequr nga përpjekjet e sinqerta nga të dy anët.
Ai në fjalimin e tij u përqendrua në punën e realizuar në gjashtë muajit e fundit, duke vlerësuar procesin e plotësimit të reformave në pesë sfera në kuadër të dialogut aderues të nivelit të lartë si shumë të suksesshëm.
Raundi i tretë është tejet i rëndësishëm për të tre pikat, meqë, si e para, jep mundësi ta shqyrtojmë atë që e kemi arritur, si e dyta - do të tregojë lidhje të qartë ndërmjet Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë 2012 dhe rekomandimeve të dhënë nga Komisioni Evropian dhe vendimit të vendeve-anëtare në nivel më të lartë në kuadër të Këshillit Evropian në dhjetor të këtij viti dhe si e treta, sot për herë të parë do të diskutohet edhe për çështjen për të cilën nuk u diskutua drejtpërdrejtë në dialogun e nivelit të lartë, e këto janë marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet vendit dhe fqinjëve tuaj - theksoi komisari File.
Kryeministrja për eurointegrime, znj. Teuta Arifi, u falënderua për përkrahjen dhe kreativitetin që ia jep Maqedonisë Komisionit Evropian, si dhe për marrëdhëniet e partneritetit në rrugën për marrjen e datës për negociata.
Në debatin në mbledhje, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre morën pjesë: znj.Sillvana Boneva, z.Aleksandar Nikollovski, z.Andej Petrov, z. Zijadin Sela, z.Tito Petkovski dhe z.Hajrulla Misini, si dhe znj.Tanja Hafner-Ademi nga Platforma civile e Maqedonisë dhe z.Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.
E marte, 31 korrik 2012
MBLEDHJE E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli nacional për eurointegrime dhe Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajtën mbledhjen e gjashtë të përbashkët përkushtuar Raportit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Komisionin evropian për statusin e realizimit të aktiviteteve nga Udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare të miratuar në Dialogun aderues të nivelit të lartë.
Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit dhe Komisionit për çështje evropiane morën pjesë: E.T.z. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë. E.T. z. Kristroferi Ivon , ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Gudrin Shtajneker, ambasador i Republikës së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Marta Przenioslo, zëvendësshef e misionit, ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Millan Fisher, zëvendësshef i misionit, ambasada e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Eshter Martin, zëvendësshef i misionit, Ambasada e Mbretërisë Spanjolle në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Karen Roshet, zëvendësshef i misionit, ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z-nja Vanja Andreeva, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, z-nja Arlinda Idrizi, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, dhe z-nja Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e Unionit Evropian në republikën e Maqedonisë.
Raporti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Komisionin Evropian për statusin e realizimit të aktiviteteve nga Udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare të miratuara Në Dialogun aderues të nivelit të lartë, u prezantua nga z-nja Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e ngarkuar për çështje evropiane.
Z-nja Teuta Arifi theksoi se Raporti për realizimin e aktiviteteve nga Udhërrëfyesi del si obligim në pajtim me konkluzat e mbledhjes së dytë të Dialogut aderues të nivelit të lartë. Në Raport është dhënë pasqyrë e shkallës së realizimit të aktiviteteve konkrete të parapara në Udhërrëfyesin e të ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pesë sferat kyçe të përcaktuara: Liria e shprehjes dhe standardet profesionale, sundimi i së drejtës, reforma e administratës shtetërore, reforma e zgjedhjeve dhe përforcimi i ekonomisë së tregut.
Me qëllim të ndjekjes së përparimit në realizimin e aktiviteteve në pesë sferat prioritare, z-nja Arifi informoi se në periudhën prej 30 dhe 31 maj 2012 nga ana e Komisionit Evropian është realizuar misioni teknik, me qëllim që të bëhet një prerje, realizimi dhe statusi i implementimit të masave të planifikuara nga Udhërrëfyesi.
Lidhur me prioritetin e parë, liria e shprehjes dhe standardet profesionale, z-nja Arifi informoi për marrëveshjen e arritur në lidhje me dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, si dhe për nivelin e dëmit jomaterial. Është përgatitur Propozim-ligj për përgjegjësi qytetare për ofendimin dhe shpifjen dhe është dërguar për mendim në Këshillin Evropian. Gjatë javës së kaluar mendimi nga Këshilli Evropian është dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Në lidhje me zbatimin e nenit 10 nga GJEDNJ për të gjithë gjykatësit që kanë lëndë lidhur me shpifjen në kontinuitet zhvillohen programe aftësimi dhe është bërë përzgjedhja e të gjithë 70 aktgjykimeve të GJEDNJ që kanë të bëjnë me nenin 10, për përkthim në gjuhën maqedonase, kurse për 24 prej tyre përkthimi tani më është realizuar.
Në lidhje me sundimin e së drejtës dhe të drejtat fundamentale, informoi se në pajtim me të dhënat e deritanishme është arritur përparim në lidhje me zvogëlimin e lëndëve të mbetura, kurse hyrja e lëndëve të reja është tejkaluar plotësisht. Gjithashtu është arritur përparim në lidhje me përforcimin e kapaciteteve të prokurorisë themelore publike dhe është realizuar regjistrim në kohë i kandidatëve në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik.
Zonja Arifi theksoi se është përgatitur Raport për realizimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, dhe është dorëzuar në Unionin Evropian, i njëjti përmban tregues kuantitativ për realizimin e sajë në lidhje me përfaqësimin etnik, decentralizimin dhe përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë.
Në lidhje me reformat e administratës publike, Z-nja Arifi informoi se me miratimin e ligjit të ri për administratë do të bashkohet korniza juridike për nëpunësit shtetëror dhe publik, me çka do të tejkalohen disa probleme nga fragmentimi i deritanishëm i kësaj rregullative, kurse do të vendosen edhe disa risi për përmirësimin e sistemit të administratës. Është planifikuar miratim i Ligjit të ri për procedurën e përgjithshme administrative, në pajtim me vërejtjet e marra nga SIGMA, në kontekst të avancimit të rregullativës në drejtim të krijimit të administratës publike me orientim qytetar .
Për prioritetin e katërt, që ka të bëjë me reformën e zgjedhjeve, z-nja Arifi theksoi se janë përpiluar versionet punuese të ndryshimeve të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për financimin e partive politike dhe se njëkohësisht bëhet fjalë edhe për versionin e listës zgjedhore. Procesi mbahet në formë të gjerë konsultativ nëpërmjet inkuadrimit të partive politike, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë ndërkombëtare në grupe të caktuara pune për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore dhe revizionin e listës zgjedhore, si dhe në Komitetin drejtues të formuar për adresimin e rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e realizuara parlamentare në qershor 2011.
Në lidhje me prioritetin e pestë, përforcimin e ekonomisë së tregut, janë ndërmarrë aktivitete në drejtim të përmirësimit të tregut të punës dhe arsimimit, me fokus te të rinjtë, përmirësimin mjedisit të biznesit dhe përforcimin e krijimit të politikës ekonomike dhe realizimit të sajë.
z-nja Arifi, në fund të shqyrtimit të sajë, informoi për mbledhjen e mbajtur në Këshillin për stabilizim dhe asocim, në të cilin kryesisht lartë janë vlerësuar prioritetet e Udhërrëfyesit.
Në diskutimin e mbledhjes me diskutime, sugjestione dhe rekomandime të tyre morën pjesë: z- nja Radmilla Sheqerinska kryetare e Këshillit, z-nja Silvana Boneva nënkryetare, z. Hajrulla Misini kryetar i Komisionit për çështje Evropiane dhe anëtarë i Këshillit, z. Antonio Milloshovski, z. Kenan Hasipi, z. Gordan Georgiev deputet dhe anëtarë i Këshillit, z. Jani Makraduli deputet dhe anëtarë i Komisionit për çështje Evropiane, z. Ziadin Sela dhe z. Pavle Trajanov, deputet dhe anëtarë të Komisionit për çështje Evropiane dhe z. Antoni Peshev përfaqësues nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
E martë, 12 qershor 2012
MBLEDHJA E NËNTË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime sot e mbajti Mbledhjen e nëntë në të cilën u shqyrtua Programi ekonomik paraaderues për periudhën e vitit 2012-2014. Programi ekonomik paraaderues 2012-2014 (PEP 2012-2014) u prezantua nga ana e përfaqësueses së Ministrisë së Financave, znj.Anita Popovska, koordinatore për PEP 2012-2014. Në arsyetimin hyrës, u theksua se përgatitja e programit është obligim të cilin Republika e Maqedonisë e ka ndërmarrë nga vitit 2005, kur iu nda statusi i vendit-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Programi ekonomik paraaderues është përgatitje e vendeve-kandidate për koordinimin e mëtutjeshëm të politikës ekonomike, ndërsa njëkohësisht është edhe paraprijës i programit për konvergjencën të cilat vendet-anëtare i përgatisin në kuadër të Paktit për stabilitet.
Znj. Popovska potencoi se qëllimi kryesor i PEP 2012-2014 është të vendoset theksi mbi përmbushjen e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, por njëkohësisht edhe ta zhvillojë kapacitetin analitik të administratës.
Znj.Popovska theksoi se, kur do të përgatitet Programi ekonomik paraaderues, është mirë që Këshilli Nacional për Eurointegrime të merr pjesë në fazën para miratimit të tij, me qëllim që propozimet, vërejtjet dhe komentet për draft-versionin të kenë rëndësi më të madhe dhe pozitivisht të ndikojnë në përmirësimin e tekstit final të programit.
Në debatin e mbledhjes morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; z. Antonio Milloshoski, anëtar i Këshillit dhe Komisionit për Politikë të Jashtme; z.Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit dhe bashkëkryesues i Parlamentit të Përzier Parlamentar RM-BE; z.Tito Petkovski, anëtar i Këshillit dhe znj.Tanja Hafner Ademi, përfaqësuese e Platformës civile të Maqedonisë.
Në mbledhjen e njëjtë, Këshilli Nacional për Eurointegrime me konsensus miratoi konkluzione nga debati publik për Propozim-strategjinë për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil viti 2012-2017, të mbajtur më 27 shkurt 2012, si dhe konkluzionet nga debati publik për tekstin punues të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor, të mbajtur më 13 mars 2012.
Këshilli Nacional për Eurointegrime e miratoi edhe Raportin për punën e Këshillit për periudhën nga 1 shtator 2011 deri 31 dhjetor 2011.
E enjte, 3 maj 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhjen e përbashkët me pikë të vetme në rendin e ditës, dedikuar Informatës për realizimin e aktiviteteve të Programit nacional për miratimin e të drejtës së BE-së të Bashkimit Evropian - revizion 2012. Informata e përfshin periudhën prej 1.1.2012 - 31.3.2012 e përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit dhe Komisionit për Çështje Evropiane ishin të pranishëm: SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z.Robert Lidl, udhëheqës i Seksionit për politikë dhe informata dhe znj.Marine Kurte, këshilltare për integrim evropian dhe çështje juridike në delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Informatën për aktivitetet e realizuara nga NPAA - revizion 2012, për periudhën 1.1.2012 - 31.3.2012 e arsyetoi znj.Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e ngarkuar për çështje evropiane. Znj. Arifi theksoi se Informata përmban aktivitetet kryesore të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka ndërmarrë pas fillimit të dialogut për anëtarësim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.
Znj. Arifi gjithashtu theksoi se Dialogu për anëtarësim paraqet hap të cilin Republika e Maqedonisë e kërkoi nga Bashkimi Evropian si qasje kreative dhe bajpas i veçantë në çështjen e emrit. Dialogu për anëtarësim u jep prioritet temave kryesore të cilat Republika e Maqedonisë si shtet ka nevojë dhe obligim t'i përfundojë që të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian.
Znj. Arifi i informoi të dy organet për takimin e parë të mbajtur në nivel të lartë ku Republika e Maqedonisë mori për obligim përpilimin e udhërrëfyesit me të cilin përcaktohen drejtimet sipas të cilave do të realizohen obligimet që dalin në rrugën drejt integrimit në BE. Informata për aktivitetet e realizuara nga NPAA është orientim i vërtetë për çështjet që u debatuan në takimin e parë ku u zhvillua Dialogu për anëtarësim në nivel të lartë.
Dialogu për anëtarësim në nivel të lartë përfshin pesë tema kryesore dhe qëllime reformuese të cilat kanë të bëjnë me mediumet, lirinë e të shprehurit dhe standardet profesionale, reformat në gjyqësinë, marrëdhëniet e brendshme dhe ndëretnike, reformat në administratë, reformat në sistemin zgjedhor dhe procedurat zgjedhore dhe kriteret ekonomike.
Lidhur me lirinë e të shprehurit, mediumet dhe standardet profesionale, nga ana e zëvendëskryeministres e ngarkuar për çështje evropiane u theksua se ekziston orientim kryesor në harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, lidhur me shpifjen, nivelin e gjobave, anulimin e paraburgimit si sanksion dhe përcaktimin e dispozitave të qarta për mjetet juridike që zbatohen. Në atë drejtim vazhdon dialogu me përfaqësuesit e mediumeve lidhur me dekriminalizimin e shpifjes dhe në këtë fushë vazhdojnë edhe konsultimet me ekspertë dhe profesionistë të Këshillit Evropian. Në atë kontekst, organizohen trajnime të veçanta për zbatimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për studimet që kanë kompetencë të veprojnë për veprën penale - shpifje. Në këtë sferë planifikohen ndryshime adekuate të rregullativës ligjore për Këshillin për Radiodifuzion, për muajin shtator të vitit 2012, deri atëherë duhet të realizohen seri konsultimesh për ndryshimin e rregullativës. Gjithashtu prioritet dhe qëllim kryesor është liria e të shprehurit.
Lidhur me sundimin e së drejtës dhe të drejtave fundamentale, znj.Arifi arsyetoi se ndërmerren aktivitete për zmadhimin e efikasitetit të gjyqësisë, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve gjyqësore, zhvillimin e softuerit për statistikë gjyqësore, zvogëlimin e rasteve të pazgjidhura në Gjykatën supreme, Gjykatën Administrative dhe Gjykatat e Apelit në Republikën e Maqedonisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjes së Prokurorisë publike.
Në planin për masa antikorruptuese, janë përcaktuar rregulla për verifikimin e përmbajtjes së deklaratave për konflikt interesash, si dhe plan dhe dinamikë për verifikimin e deklaratave paraprakisht të parashtruara për konflikt interesash të personave të zgjedhur dhe të emëruar.
Vëmendje të rëndësishme i kushtohet financimit të partive politike, si dhe avancimit të rregullativës ligjore për financimin e partive.
Znj.Arifi informoi se planifikohen ndryshime të Ligjit për përcjellje të komunikimeve me qëllim që të analizohet roli i ministrit për Punë të Brendshme në miratimin e masave të veçanta hetuese.
Përmirësimi i dialogut të bashkësive është një prej obligimeve të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Znj.Arifi informoi se është duke u përpiluar Raport për realizimin e të gjitha politikave të cilat dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
Lidhur me reformën e administratës publike, përgatitet analiza e Ligjit për nëpunës publikë dhe Ligjit për nëpunës shtetërorë, me intencë për inkorporimin e të dhënave në zgjidhjet e reja ligjore, si dhe zbatimin e politikave për punësim në bazë të principit të transparencës dhe konsekuencës mbi parimin e shërbimeve.
Lidhur me reformën e procesit zgjedhor, znj.Arifi informoi se u mbajt Komiteti i dytë Drejtues për Çështjet nga Raportet e OSBE-së dhe ODIHR-së për zgjedhjet e fundit, si dhe për formimin e të dy grupeve punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Zgjedhor Shtetëror.
Lidhur me pikën e fundit nga udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare për vitin 2012, përkatësisht pjesën e cila përfshin kriteret ekonomike, znj. Arifi informoi për aktivitetet për përforcimin e ekonomisë tregtare, përmirësimin e tregut të punës, arsimin dhe përcaktimin e ekonomisë funksionale të tregut.
Në debatin e mbledhjes, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime personale, morën pjesë: Znj.Sillvana Boneva, kryetare e Këshillit, z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtar i Këshillit, z. Jani Makraduli, deputet dhe anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane; z. Ziadin Sela, deputet dhe anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe zëvendësanëtar i Këshillit, z. Antonio Milloshoski dhe z. Tito Petkovski, deputetët dhe anëtarët e Këshillit dhe znj.Tanja Hafner Ademi, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë dhe përfaqësues i Këshillit.
E mërkurë, 14 mars 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime, sot mbajtën mbledhje të përbashkët me pikën e vetme të rendit të ditës, kushtuar Informatës për aktivitetet e realizuara të Programit nacional për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian - revizioni 2011, për periudhën 1.10.2011-31.12.2011.
Në mbledhjen e përbashkët, krahas anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, u ftuan edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve-anëtare të Unionit Evropian.
Diskutimin për pikën e rendit të ditës e hapi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, i cili së pari e përshëndeti fillimin e dialogut të lartë ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për Kapitujt 23 dhe 24, që i referohen jurisprudencës dhe të drejtave fondamentale, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Zotëri Misini pozitivisht e vlerësoi edhe përmbajtjen e Propozim-rezolutës për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, e referuesit Riçard Hovit, e cila sot është në rend dite në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg në pjesën që i referohet rekomandimit të Parlamentit për fillim të negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe UE-së për anëtarësim në Union dhe kalimin e vendit në fazën e dytë të procesit për stabilizim dhe asocim.
Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, fillimin e dialogut të lartë me Brukselin e vlerësoi si hap pozitiv, por sugjeroi se kjo nuk mund ta zëvendësojë skrining - procesin dhe fillimin e negociatave.
Si rrjedhojë, theksoi se për çfarëdo fillimi të negociatave aderuese me UE-në, është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të hartojë platformë për negociata dhe ta prezantojë para Këshillit Nacional për Eurointegrime.
Zonja Shekerinska shprehu kritika edhe për mënyrën se si është hartuar informata tremujore, sepse jep të dhëna dhe numra të thata nga të cilat nuk mund të konkludohet se si janë zhvilluar reformat për kapitujt dhe kërkon në të ardhmen Sekretariati të dërgojë informata më përmbajtjesore.
Në diskutim morën pjesë edhe deputetët: z-nj. Sillvana Boneva, z. Pavle Trajanov, z. Jani Makraduli dhe z. Aleksandar Spasenovski.
Në diskutimet e tyre të gjithë e përshëndetën fillimin e nesërm të dialogut të lartë të Republikës së Maqedonisë me Unionin Evropian, si dhe propozimin e referuesit Hovit për caktim të datës për negociata për aderim në Union pa prolongim, por u shprehën edhe vlerësime pozitive, edhe vlerësime negative të procesit të deritanishëm eurointegrues të vendit.
Si rrjedhojë, u prononcuan mendime të kundërta për shkallën e aktivitetit diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, por edhe për marrjen e datës për fillim të negociatave me Unionin.
Në diskutim, mes tjerash, u bë fjalë edhe për çështjet që i referohen: përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe sigurisë në vend, marrëdhënies së pabarabartë të Qeverisë në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, gjendjes së dobët në lirinë e medieve, rekomandimit të OSBE-së për revizionin e listave zgjedhore, regjistrimit sipas standardeve evropiane, pavarësisë së gjyqësisë, dekriminalizimit të shpifjes etj.
E mërkurë, 8 shkurt 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane, sot e mbajti mbledhjen e tretë e përbashkët, në të cilën u shqyrtua Programi nacional për miratimin e Bashkimit Evropian, revizioni 2012.
Në mbledhjen u ftuan përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe nga ambasadat e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian: Robert Lidel, shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Fernando de Galainena, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Jozef Benc, ambasador i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë dhe këshilltar dhe zëvendësambasador z. Atilla Pinter; SH.T. Fabio Kristiani, ambasador i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Alen Bergant, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Jozef Braun, ambasador i Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Tomas Mihael Baier, ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë; z. Vallter Liush zëvendësshef i Misionin nga Ambasada e Republikës së Gjermanisë; përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë, z. Stelios Gavrill, këshilltar në Zyrën për Lidhje të Republikës së Greqisë dhe znj. Marina Kurte, këshilltar për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë.
Programin nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian, revizioni 2012, e arsyetoi znj. Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e ngarkuar për çështje evropiane.
NPAA është dokument kryesor për procesin e integrimit në BE, pasqyron dinamikën e harmonizimit të legjislacionit nacional me të drejtën e BE-së, si dhe përshtatjen e institucioneve nacionale ndaj strukturave administrative evropiane.
Revizioni për vitin 2012 të NPAA-së është revizioni i pestë me radhë. Revizioni i NPAA-së e mban konceptin e njëjtë metodologjik për përgatitjen e këtij dokumenti, përfshin planet për harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, dinamikën e nevojshme për përforcimin e institucioneve dhe zbatimin e legjislacionit, si dhe resurset e nevojshme për realizimin e programit.
Elementet kryesore në revizionin e NPAA-së janë: konkluzione nga Raporti i Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin për anëtarësim në BE, obligimet e nxjerrë nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim dhe rekomandimet nga KE që u potencuan në Komitetin për Stabilizim dhe Asociim, prioritetet nga Vendimi i Këshillit për principet, prioritetet dhe kushtet të përmbajtur në Partneritetin për anëtarësim në BE, planet strategjike të ministrive, Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, projektet aktuale dhe projektet e planifikuara për ndihmë të huaj.
Në vitin 2012 vazhdon fokusi mbi përforcimin e sundimit të së drejtës dhe reformën në administratën publike, të cilat vazhdojnë të jenë një nga sfidat më të rëndësishme dhe parakushtet themelore në procesin e anëtarësimit në BE.
Duke e përcjellë zhvillimin e negociatave dhe procesin e ri i cili mundësohet për kapitullin 23 dhe 24, duke u nisur nga sferat e caktuara prioritare të paraqitur në kuadër të dialogut paraaderues, në këtë vit përpjekjet do të fokusohen në ndërtimin e mëtutjeshëm të gjyqësisë së pavarur dhe efikase, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në administratën publike, sigurimin e lirisë së të shprehurit, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformën zgjedhore.
Duke pasur parasysh aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për të cilat institucioni ka përgjegjësi të madhe, fokusi do të jetë në sigurimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e dialogut politik dhe sigurimin e shkallës së lartë të koordinimit, implementimin e rregullt të dispozitave të Ligjit për Kuvendin, si dhe finalizimin e themelimit të Institutit parlamentar.
Me qëllim të përforcimit të vazhdueshëm të dialogut ndërmjet bashkësive, do të vazhdojë implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Lidhur me lirinë e të shprehurit dhe mediumeve, do të vazhdojë dialogu ndërmjet Qeverisë dhe mediumeve, në drejtim të tejkalimit të dobësive të konstatuara, veçanërisht në pjesën e dekriminalizimit të veprave penale, sharje dhe ofendim.
Lidhur me kriteret ekonomike, vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e ambientit afarist, përmirësimin e politikës tatimore dhe doganore në funksion të përkrahjes së zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxitjen e aktiviteteve investuese.
Në diskutimin, morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit; z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtar i Këshillit, znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z. Jani Makraduli dhe z. Gordan Georgiev, deputetët dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane; z. Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i Këshillit dhe znj. Tanja Hafner Ademi, përfaqësues i Platformës qytetare të Maqedonisë dhe përfaqësues i Këshillit.
Pas përfundimit të debatit, Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane njëzëri e miratuan Mendimin për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian në vitin 2012, si vijon:
1. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane rekomandojnë që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe trupat e tij punues t' japin prioritet shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve të paraparë në Programin nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian (revizioni 2012) të dhënë në Aneksin 1;
2. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane rekomandojnë që trupat punues të Kuvendit të Republikë së Maqedonisë ta shqyrtojnë Programin nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian (revizioni 2012), në seksionet dhe kapitujt në sferën e kompetencës së trupave punuese;
3. Në pajtim me konkluzionet e miratuara, lidhur me debatin për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, Këshilli Nacional dhe Komisioni për Çështje Evropiane i ftojnë trupat punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta përcjellin planin aksionar për realizimin e rekomandimeve nga Raporti për progresin për vitin 2011 si dhe Programin nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian;
4. Duke pasur parasysh Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, si dhe vërejtjet në pjesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Këshilli dhe Komisioni theksojnë nevojën që Kuvendi të vazhdojë të punojë në bazë të dialogut që paraqet një nga prioritetet e Partneritetit për anëtarësim;
5. Në mënyrë që të arrihet niveli i lartë i inkluzivitetit dhe transparencës në procesin e përpilimit dhe miratimit të ligjeve të paraparë në Programin nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian për vitin 2012, në periudhën që vijon Këshilli Nacional për Eurointegrime do të organizojë debate publike për propozimet që janë dhënë në Aneksin 2.
Në këtë drejtim Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të sigurojë praktikë të rregullt për dorëzimin e teksteve të punës të ligjeve nga Aneksi 2 të këtij Mendimi, në mënyrë që të mund t'i sigurojë Këshillit analiza serioze të propozim-ligjeve dhe të dorëzojë propozime, sugjerime dhe rekomandime të tij.
6. Këshilli Nacional për Eurointegrime i rekomandon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të organizojë debate publike dhe konsultime me palët e prekura gjatë përpilimit të akteve nënligjore për ligje të rëndësishme të cilat janë pjesë e Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian, në pajtim me dispozitat e Rregullores së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për vlerësimin e ndikimit të rregullativës me qëllim të implementimit më të mirë të ligjeve në praktikë;
7. E përshëndesim realizimin e Projektit IPA-TPP "Ndihma teknike për Parlamentin" të financuar nga Bashkimi Evropian, qëllimi i përgjithshëm i të cilit është përforcimi i kapacitetit institucional i Kuvendit dhe përmirësimi i transparencës dhe përgjegjësisë së tij para qytetarëve. Seria e trajnimeve të dedikuara për një pjesë të Shërbimit si dhe për deputetët, të realizuara në kuadër të Projektit është bazë e mirë për përmirësimin e njohurive dhe procedurave për punë dhe mund të japin ndihmesë në realizimin e rolit aktiv të Kuvendit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
8. Duke pasur parasysh kompetencat dhe qëllimet e Këshillit Nacional për Eurointegrime, është e rëndësishme të vazhdohet të investohet në zhvillimin e resurseve në Shërbimin e Kuvendit dhe për shërbimet e Sektorit për përkrahje të Këshillit Nacional për Eurointegrime, të mundësohen trajnime të vazhdueshme për BE-në, për përsosjen profesionale;
9. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane i thërrasin të gjitha subjektet shoqërore të japin kontribut aktiv në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me të drejtën e Bashkimit Evropian;
10. Me përmbajtjen e këtij Mendimi të njoftohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe kjo përmbajtje të publikohet në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
E hënë, 27 dhjetor 2011
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë mbajtën mbledhje të përbashkët, në të cilën u diskutua për të tre informatat tremujore lidhur me aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian - Revizioni 2011, për periudhën janar-shtator 2011, të përpiluara nga Sekretariati për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Arsyetim hyrës për informatat dha zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, dr. Teuta Arifi, e cila, ndër të tjerësh, informoi për aktivitetet e realizuara në periudhën e cekur, por edhe për diskutimet që i ka realizuar me znj. Hillari Klinton në SHBA, si dhe për takimet e realizuara me më shumë diplomatë evropianë në Bruksel.
Madje, zëvendëskryeministrja Arifi njoftoi se në janar vitin e ardhshëm në Kuvend do të dorëzohet edhe Programi nacional për miratimin e së drejtës së BE- Revizioni 2012, si dhe Plani Aksionar për realizimin e rekomandimeve të cilat dolën nga Raporti vjetor për progresin e vendit, i cili u dorëzua nga Komisioni Evropian në tetor të këtij viti.
Në debatin për pikën e rendit të ditës, deputetët dhe anëtarët tjerë të Këshillit Nacional për Eurointegrime, dhanë kritika pozitive, por edhe negative për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, me theks të veçantë për Vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, në lidhje me respektimin e Marrëveshjes kohore ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, konkluzionet e Këshillit Evropian në muajin dhjetor, si dhe për shkallën e realizimit të reformave në gjyqësi, administratën publike, implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, inkuadrimin e organizatave joqeveritare në eurointegrimet, decentralizimin dhe për aspekte tjera të rëndësishme të procesit eurointegrues në vend.
Në debatin për pikën e rendit të ditës morën pjesë: kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, kryetari dhe zëvendësministri i Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska dhe znj. Sillvana Boneva, si dhe deputetët: z. Gordan Gorgiev, z. Ivon Veliçkovski, z. Pavle Trajanov, z. Tito Petkovski, z. Antonio Milloshoski, z. Ilija Dimovski, z. Izet Zeqiri dhe përfaqësuesja e sektorit joqeveritar, Tanja Hafner-Ademi.
E hëne, 27 tetor 2011
MBLEDHJA E KATËRT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli nacional për eurointegrime, sot e mbajti Mbledhjen e tij të katërt, në të cilën shqyrtoi Propozim-konkluzionet të Këshillit nacional për eurointegrime për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.
Në debat morën pjesë: znj. Sillvana Boneva, kryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshoski, z. Gordan Georgiev, z. Talat Xhaferi, z. Kenan Hasipi, deputetë dhe anëtare të Këshillit dhe z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Andrej Kalinovski nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj.Marine Kurte, këshilltare për eurointegrime dhe çështje juridike në Delegacionin e Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Këshilli nacional për eurointegrime, me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, i miratoi Konkluzionet në vijim:
1. "Këshilli Nacional për Eurointegrime e përshëndet rekomandimin e përsëritur të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe thekson se rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012, i japin nxitje të fuqishme procesit për integrim në Unionin Evropian, për vazhdimin e reformave politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e rajonit.
2. Këshilli konsideron se vlerësimet dhe komentet të përfshirë në Raportin janë pasqyrë të gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2011 në procesin e integrimit të saj në Unionin Evropian, për vendimet e ndërmarra, masat e implementuara dhe aktet e miratuara ligjore.
3. Këshilli angazhohet që subjektet kompetente me gjithë përgjegjësinë dhe kriticizmin t'i analizojnë vërejtjet në Raportin dhe të obligohen që t'i tejkalojnë dobësitë, veçanërisht ato të përmendura në konkluzionet dhe rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012, me qëllim të ndërmarrjes së obligimeve për negociata paraaderuese.
Në këtë drejtim, Këshilli propozon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë urgjentisht të përpilojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshirë në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, me bartës dhe afate për realizim.
4. Këshilli Nacional e përshëndet faktin se pjesa më e madhe e trupave punuese të Kuvendit e shqyrtuan Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe me rastin e debatit miratuan konkluzione. Trupat punuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë detyrohen që ta ndjekin Planin aksionar për realizimin e rekomandimeve nga Raporti për progresin për vitin 2011 si dhe Programin nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian.
5. Duke pasur parasysh përcaktimin strategjik dhe konsezual për aderim në Unionin Evropian, Këshilli thekson nevojën për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në procesin e integrimit, mobilizim të përforcuar dhe inkuadrim në shoqërinë e përgjithshme, zmadhimin e promovimit të eurointegrimit në nivel lokal, nëpërmjet gjithë institucioneve dhe subjekteve kompetente në drejtim të ndërmarrjes së përgjegjësisë për negociata paraaderuese.
6. Lëvizja e procesit për aderim për Republikën e Maqedonisë në fazën e ardhshme të integrimit evropian do të jetë përftim për momentumin e reformave, klimën e marrëdhënieve ndëretnike dhe do të ketë ndikim pozitiv mbi rajonin.
7. Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së këshillit të UE-së në dhjetor të vitit 2011, Këshilli thekson nevojën për inkuadrim aktiv të gjithë potencialit të shtetit në marrjen e datës për fillimin e negociatave, përgatitje efikase për realizimin e të gjithë aktiviteteve të cilat do të pasojnë pas marrjes së datës.
8. Këshilli i thërret vendet anëtare të UE-së që në pajtim me propozimin e përsëritur të Komisionit Evropian, pa prolongim të miratojnë kalim në fazën e dytë të asociimit nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Bashkësive Evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga njëra anë dhe Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër.
9. Këshilli me ankesë e shënoi mungesën e përdorimit të mbiemrit "maqedonas" në Raportin e Komisionit Evropian.
Këshilli e thërret Komisionin Evropian, që në pajtim me principin e respektimit të dallimeve evropiane, pa prolongim ta rishqyrtojë mospërdorimin e mbiemrit "maqedonas" në kontekst të veçorive gjuhësore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në pajtim me terminologjinë oficiale të Kombeve të Bashkuara.
10. Potencohet se mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme reciproke për çështjen e emrit, nën ombrellën e KB-së, mbetet si çështje kyçe në fazën e ardhshme të procesit eurointegrues.
Këshilli Nacional për Eurointegrime e thekson nevojën për mbajtjen e dialogut greko-maqedonas dhe investim të përpjekjeve plotësuese për të gjetur kompromis. Këshilli thekson se problemet bilaterale nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës.
Në këtë drejtim Këshilli Nacional për Eurointegrime si trup i cili e paraqet konsensusin e përgjithshëm për anëtarësim në Unionin Evropian, mbetet në dispozicion për konsultime rreth zgjidhjes së mundshme.
11. Këshilli e thekson nevojën për mirëmbajtjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimit me vendet anëtare të UE-së që na përkrahin në rrugën e integrimit tonë, si dhe për avancimin e dialogut politik me strukturat e Unionit.
Këshilli e nënvizon rëndësinë për përforcimin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në aktivitetet dhe projektet rajonale të iniciuara nëpërmjet Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe projekte të ardhshme në kuadër të perspektivës së re financiare për Strategjinë Evropa 2020.
12. Këshilli thekson se në përmbushjen e detyrave të caktuara, nevojitet që në kontinuitet, Republika e Maqedonisë të afirmohet pozitivisht si anëtare e ardhshme e Unionit Evropian.
13. Këshilli edhe në të ardhmen do të vazhdojë në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme ta realizojë rolin e forumit i cili kontribuon në avancimin dhe mbajtjen e dialogut politik dhe konsensusit shoqëror në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë.
14. Me konkluzionet e Këshillit Nacional për Eurointegrime për Raportin e Komisionit Evropian të njoftohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
15. Konkluzionet e Këshillit të publikohen në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të kapshme për opinionin e gjerë publik".
E martë, 25 tetor 2011
MBLEDHJA E TRETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime, në Mbledhjen e tretë, diskutoi për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011. Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Sandor Matjush nga Ambasada e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Marta Przenioslo, zëvendësshef i misionit, Ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar me detyre për çështje evropiane, znj. Teuta Arifi, i shprehu mendimet lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe konstatimet të cilat dalin nga ky raport. Zonja Arifi vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, fillimisht për shkak të faktit që Komisioni e përsërit rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim, që për vendin paraqet element më të madh dhe më pozitiv të Raportit.
U hodh një vështrim i shkurtër mbi përmbajtjen e Raportit, përkatësisht mbi tre sferat: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe mbi pjesën e acquis-it. Në lidhje me kriteret politike, definicioni më i rëndësishëm është se, ne si vend vazhdojmë t’i plotësojmë kriteret në lidhje me anëtarësimin në BE. Në Raportin pozitivisht është vlerësuar: realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të fundit parlamentare të realizuara sipas standardeve ndërkombëtare, realizimi i dialogut politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas zgjedhjeve dhe procesit të ndërtimit të koalicionit dhe realizimi i detyrave të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë. Kërkohen përpjekje më të mëdha dhe punë në dy sfera të identifikuara – reforma në gjyqësinë dhe administratën publike.
Në lidhje me përmbushjen e kritereve ekonomike, Raporti i Komisionit shënon progres në krijimin e ekonomisë funksionale të tregut, energjetikën dhe modernizimin fiskal, por gjithashtu theksohet se edhe në këtë pjesë duhet të punohet më shumë në pjesën e reformave tjera në kuadër të sistemit ekonomik.
Në pjesën e cila ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me të drejtën e BE-së, znj. Arifi theksoi se përshëndetet dinamika e harmonizimit dhe veçanërisht roli i kontributit të Kuvendit në këtë proces. Pritet implementimi më i shpejtë i legjislacionit, me qëllim që qytetarët t’i ndjejnë anët pozitive nga legjislacioni i harmonizuar.
Pas përfundimit të debatit publik lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë, është shumë e rëndësishme të qaset në adresimin e shpejtë dhe konkret të të gjithë vërejtjeve të adresuara në Raportin. Zonja Arifi informoi se në fazën përfundimtare është Plani i dytë Aksionar për pjesën e dytë nga lista e detyrave të BE-së, në të cilën janë adresuar detyrat me afat të realizimit të tyre deri në fund të muajit maj të vitit 2012. Deri në mesin e dhjetorit të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta miratojë revizionin e NPAA-së për vitin 2012, në të cilën do të adresohen të gjitha çështjet e shënuara në Raportin e Komisionit Evropian për progresin në vitin 2011.
Në debatin e mbledhjes së Këshillit Nacional, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre, morën pjesë: znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit; znj. sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshoski, z. Gordan Georgiev, z. Ilija Dimovski, z. Tito Petkovski, z. Kenan Hasipi, deputetë dhe anëtarë në Këshillin; z. Arben Labenishta, deputet dhe zëvendësanëtar në Këshillin; z. Dimitar Mirçev, anëtarë i Këshillit Nacional dhe përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë; z. Antoni Peshev, përfaqësues nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë dhe z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.
Në mbledhjen, Këshilli Nacional për Eurointegrime miratoi Rregullore të re për punën e Këshillit, miratoi Planin e aktiviteteve të Këshillit Nacional për Eurointegrime për realizim në periudhën tetor 2011 – tetor 2012, si dhe Aneksin 2 për organizimin e debateve publike deri në fund të vitit, që del nga Mendimi i Këshillit për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian gjatë vitit 2011.
E enjte, 29 shtator 2011
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti mbledhje të përbashkët në të cilën u debatua për Planin Aksionar për aktivitetet që duhet të ndërmerren, e që dalin nga rekomandimet e Komisionit Evropian.
Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Atilla Pinter, këshilltar dhe zëvendësshef i misionit të ambasadës së Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, z-nja. Marine Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe z. Andrej Kalinovski, këshilltar në ambasadën e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë.
Planin Aksionar e arsyetoi z-nja. Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e detyruar për çështje evropiane. Në fjalimin e vet, z-nja. Arifi para anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane theksoi se Plani Aksionar është përgjigje e listës së detyrave të marra nga ana e komisarit evropian për zgjerim z. Shtefan Fule dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të KE-së, z. Stefano Sanino.
Plani Aksionar adreson disa çështje të rëndësishme, përbëhet nga disa sfera, duke filluar nga pikat e lidhura me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, miratimin e programit aksionar dhe kornizën për financim të administratës lokale, për programin për zbatimin e dekadës së romëve. Sfera e dytë e Planit Aksionar i përfshinë reformat në administratën publike me rolin kryesor të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës si koordinator i reformës në sferën. Në këtë sferë u kushtohet një vëmendje e posaçme standardeve për punësim - tolerancë zero për vendet e kurdisura pune. Është miratuar propozimi i MShIA-së lidhur me procesin e testimit të administratorëve të rinj, e sipas sistemit të ri mundësohen 500 pyetje të reja. Ideja e Bashkimit Evropian është se mund të bëhet më tepër, jo vetëm në kuantitetin, por edhe në kualitetin e përfshirjes së administratorëve të rinj të bashkësisë, me çka përgjigjet me sistem të trajnimeve për të punësuarit e rinj.
Reformat në gjyqësi janë sfera e tretë e Planit Aksionar ku theksi kryesor vendohet në nevojën që të përshpejtohet puna e Gjykatës Administrative, përshpejtimin e afatit ligjor për punësim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë nga kandidatët e Akademisë për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve, zhvillimin e statistikës për sigurimin e të dhënave të sakta për zbatim të efikasitetit të sistemit gjyqësor, si dhe përkufizimin e qartë të bazës për masat disiplinore dhe shkarkimin e gjykatësve.
Në aspekt të çështjeve lidhur me luftën kundër korrupsionit, në Planin Aksionar parashihen ndryshime në autorizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën e përgjimit, si dhe ndryshime të Ligjit për përcjelljen e komunikimeve dhe Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, me qëllim të futen kontrollime në përmbajtjen e deklaratës për interes dhe të sigurohet harmonizimi i plotë me Ligjin për financim të partive politike.
Lidhur me rekomandimet për sferën e lirisë së shprehjes veprohet përmes disa aktiviteteve: trajnimit të detyrueshëm për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët me kompetencë të veprojnë me rastet e shpifjes, prej Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë dërgohet informatë për praktikat evropiane për rastet e dekriminalizimit të shpifjes.
Organizimi i tryezës së rrumbullakët i përkushtuar ndërtimit të dialogut me mediet u vlerësua pozitivisht në Bruksel me ç'rast u kërkua të mbahet një vazhdimësi me temën.
Lidhur me rekomandimet në sferën e të drejtës së Bashkimit, me Planin Aksionar përgjigjet me harmonizim në taksat në sferën e doganës, si dhe lidhur me energjetikën me ndryshimin e tarifave për energjinë elektrike.
Zonja Arifi informoi se me marrjen e Raportit të KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, do të përgatitet plani i ri aksionar që do t'i adresojë vërejtjet e Raportit.
Në debatin e mbledhjes së përbashkët të Këshillit Nacional dhe Komisionit për Çështje Evropiane, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të veta, morën pjesë: z. Jani Makraduli, z. Gordan Georgiev, z. Antonio Milloshoski, z. Pavle Trajanov, z-nja. Cvetanka Ivanova, z-nja. Marinella Tusheva, z. Ziadin Sela, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Mirçev anëtar i Këshillit Nacional dhe përfaqësues i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Naser Selmani i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
E hënë , 7 shtator 2011
MBLEDHJA E PARË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Në mbledhjen e parë të Këshillit Nacional për Eurointegrime fjalim të saj pati Znj. Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për çështje evropiane.
Në mbledhjen e Këshillit ishin pjesëmarrës Z. Robert Lidel, u.d. shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë; Znj. Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe Znj. Marta Przeniosllo, zëvendësshefe e misionit, ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë.
Në fjalimin e saj, dr. Teuta Arifi para Këshillit Nacional për Eurointegrime i paraqiti sfidat në lidhje me punën e ndërlidhur me eurointegrimet e shtetit. Aspekti i parë është politika e brendshme dhe obligimet që duhen të përmbushen në lidhje me konceptet që kërkohen nga BE, dhe aspekti i jashtëm-politik në lidhje me aktivitetin rajonal të shtetit. Zgjedhjet e fundit parlamentare të organizuara në Republikën e Maqedonisë janë pasqyrë pozitive për shtetin dhe Znj. Arifi pret se do të japin konkluzion të mirë në lidhje me ndërtimin e demokracisë dhe proceset e brendshme në shtet.
Zonja Arifi informoi se është përgatitur Plan aksionar për aktivitetet që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit si përgjigje e listës së dorëzuar me rekomandime nga Komisioni Evropian. Në plan janë adresuar të gjitha çështjet, tema kyçe dhe përfshirëse janë: reformat në administratën publike dhe gjyqësinë, masat për antikorrupsion, pjesë në lidhje me mediet dhe lirinë e shprehjes, si dhe për përfaqësimin e drejtë, të kombinuar me kualitet të nëpunësve të rinj në administratë. U shpreh gatishmëri që për realizimin e Planit aksionar të debatohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Nacional për Eurointegrime.
Duke pasur parasysh faktin se çështja për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në është e ndërlidhur edhe me kontestin me Republikën e Greqisë rreth përdorimit të emrit kushtetues të shtetit tonë, është e nevojshme që të tregohet vullnet i mirë për ballafaqimin me këtë problem, por gjithashtu të kërkohet dhe pritet të tregohet vullnet i mirë edhe nga ana tjetër.
Zgjidhja e problemeve të vendeve të Ballkanit gjendet në një të ardhme shumë konkrete, e ajo është integrimet euroatlantike dhe evropianizimi i popujve. E interesit rajonal është vendosja e dialogut të rregullt ndërmjet autoriteteve të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Bashkimin Evropian.
Në debatin e mbledhjes, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre, morën pjesë Znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; Znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; Z. Antonio Milloshovski, Z. Kenan Hasipi, Z. Hajrulla Misini - deputetë dhe anëtarë të Këshillit; Z. Ziadin Sela dhe Znj. Ana Pavllovska-Daneva – deputetë dhe zëvendësanëtarë të Këshillit; Z. Zhivko Mirtevski, përfaqësues i LSM-së; Z. Skender Buzaku, përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame dhe Z. Aleksandar Kërzhallovski nga Platforma qytetare e Maqedonisë.