DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN PARLAMENTAR PËR STABILIZIM DHE ASOCIIM (KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR UE-REPUBLIKA E MAQEDONISË)
E-posta: jpc@sobranie.mk
Qëllimet dhe detyrat
Rregullorja
Takimet e mëhershme (1995 – 2004)
Takimi i parë (30 dhe 31 mars 2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i dytë (5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretria e Belgjikës)
Takimi i tretë (29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i katërt (26 dhe 27 nëntër 2007, Bruksel, Mbretria e Belgjikës)
Takimi i pesë (27 dhe 28 nëntër 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i gjashtë (31 mars 2009 Bruksel, Mbretria e Belgjikës)
DEBAT PUBLIK "INTERNET MË TË SIGURT"
Risi
Aktivitete të tjera

Komiteti i përzier parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është formuar në bazë të rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi 2004, si dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 7 dhjetor 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përzier parlamentar për stabilizim dhe asociim në bazë të marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114)
Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është shprehje e përcaktimit të fuqishëm të vendit tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në UE, si dhe të angazhimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që nëpërmjet dialogut parlamentar të kontribuojë në procesin e eurointegrimit dhe arritjes së standardeve evropiane.
Në esencë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Parlamentit Evropian do të këmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian.
Qëllimi kryesor i KPP është shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht implementimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozimin e Byrosë së Komitetit të përzier parlamentar mund t’i jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të UE dhe Komisionit Evropian.
KPP takohet dy herë në vit - një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian.
Seancat e Komitetit të përzier parlamentar përfundojnë me miratimin e deklaratës përfundimtare e cila, gjithashtu, në të vërtetë është dokument në të cilin përfshihen qëndrimet e përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale
Shef i delegacionit: ALEKSANDAR SPASENOVSKI
Nënkryetare: RAFIZ ALITI
SLLAVICA GËRKOVSKA
Anëtar: SILVANA BONEVA
ILIJA KITANOSKI
VLLADANKA AVIROVIQ
IVAN STOILKOVIQ
ALLEKSANDAR NIKOLLOSKI
LILJANA POPOVSKA
TEUTA ARIFI
SONJA MIRAKOVSKA
TOME ÇINGOVSKI
EMILIJAN STANKOVIQ
SADIJE ILJAZI
Zëvendës-anëtarë: MARIJA ANDONOVSKA
VLLADIMIR GJORÇEV
HRISTINA RUNÇEVA
VASKO SHUTAROV
BORISLLAV STOJMENOV
SAFET NEZIRI
XHEVAT ADEMI
GORAN SUGARESKI
STANKA ANASTASOVA
MARINELA TUSHEVA
MERAL UZEIRI FERATI