E hënë, 30 nëntor 2009, ora 11.00, Salla 3
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve;
2. Propozim-ligjin për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për kornizën institucionale të iniciativës për gatishmëri dhe preventivë nga katastrofat në Evropën Juglindore;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (leximi i parë);
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin e pyjeve dhe të gjuetisë (leximi i parë);
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin e materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor (leximi i parë);
6. Propozim-ligjin për menaxhim me paketimin dhe hedhurinat nga paketimi (leximi i parë);
7. Propozim-ligjin për ndihmë juridike falas (leximi i dytë);
8. Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 29-g të Ligjit për plotësimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë.
9. Propozim-ligj për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore dhe shoqërore (leximi i parë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i parë).
11. Propozim-ligjin për plotësimin e Kodit zgjedhor (leximi i parë).