NJOFTIM
PËR DEBAT TË HAPUR NË ORGANIZIM TË KOMISIONIT PËR CËSHTJE EVROPIANE NË TEMËN ,,PËRMES NEGOCIATAVE DERI NË UE”
E hënë, 30 nëntor 2009 - ora 10:30 – Salla e Komisionit kushtetues
Hapje dhe fjalë hyrëse
- z. Petar Pop-Arsov, kryetar i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
ora 10:45-11:00
Paneli 1
Përmes negociatave deri në UE
Fjalim i ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë (kryesues aktual me UE) në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij Lars Freden
Ora 11:00-11:15
Fjalim i këshilltarit shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane, z. Dragan Tilev
Ora 11:15-11:30
Fjalim i ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij Alan Brajan Bergant
Ora 11:30-11:45
Fjalim i z. Aleksandar Kërzhalovski, kryetarë i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN
ORA 11:45
Debat:
- Vallë Maqedonia ka organizim të mirë institucional dhe mekanizma procedurale në procesin e negociatave me Komisionin Evropian?
- Vallë shteti ka të formuar ose përgatitet të formojë grupe pune për të gjitha 35 kaptnat me udhëheqës, si dhe udhëheqës të grupeve dhe nëngrupeve të punës nga zona të ndryshme?
- Vallë Maqedonia tashmë ka të ndërtuar, ka trajnuar potencial profesional për grupet dhe nëngrupet e punës?
- Vallë Maqedonia mund të sigurojë një numër të mjaftueshëm të kuadrove profesionale të diplomuar, por edhe mirëkuptim operativ të proceseve të UE?
- Vallë shteti në masë të mjaftueshme e shfrytëzon ndihmën e UE për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me të drejtën e UE, si dhe implementimin e tij (ndihma IPA)?
- Vallë dhe në çfarë mase mediet, si faktorë të rëndësishëm, të cilat kanë ndikim në afrimin e vlerave të UE ndaj qytetarëve, do të inkuadrohen në negociatat e UE?
- Sa pritet të zgjasin negociatat?
Qëllimet e debatit publik:
- Të iformohen pjesëmarrësit në debatin publik për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në UE;
- Të hapet debat për problemet dhe pengesat e mundshme në procesin e negociatave;
- Të propozohen masa dhe aktivitete për përgatitje në kohë dhe profesionale të shtetit për fillimin e negociatave me UE.
Debati publik do të jetë i hapur për mediet.