E premte, 20 nëntor 2009
HERMAN VAN POMPUJ - KRYETAR I PARË I KËSHILLIT EVROPIAN, KETRIN MARGARET ESHTON – MINISTRE E PARË E PUNËVE TË JASHTME DHE E POLITIKËS SË SIGURISË TË UE-SË
Liderët e 27 vendeve–anëtare të Unionit Evropian, në takimin e jashtëzakonshëm në Bruksel, e emëruan Kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Pompuj, për kryetar të parë të Këshillit Evropian, ndërsa eurokomisarja britanike e tregtisë, baronesha Ketrin Margaret Eshton, është përfaqësuesja e re e lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të UE-së.
“Ky është vendim në të cilin morën pjesë liderët e të gjitha vendeve-anëtare, të gjithë janë dëgjuar dhe vendimi është marrë njëzëri”, deklaroi Kryeministri i Suedisë dhe kryesues me UE-në, Frederik Rejnfeld.
Sipas Marrëveshjes së Lisbonës, Kryetari i Këshillit të UE-së do ta përfaqësojë Unionin në samitet ndërkombëtare dhe do të ndihmojë për njëzëshmëri në Këshill.
”UE na takon neve të gjithë dhe duhet të jetë këtu për çdo vend-anëtar. Ne jemi në një udhëtim të përbashkët drejt destinimit të përbashkët, por të gjithë e kemi bagazhin tonë personal dhe doemos duhet të na lejohet që të dallohemi nga njëri tjetri”, deklaroi z. Herman van Rompuj.
Përfaqësuesja e sapozgjedhur e Politikës së Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, do të jetë edhe nënkryetare e Komisionit Evropian, e ngarkuar për marrëdhëniet ndërkombëtare të Unionit. Ajo do të kryesojë me takimet e shefave të diplomacive të 27-të vendeve-anëtare, do të marrë pjesë në punën e Këshillit Evropian, ndërsa do të ketë edhe rrjet të veçantë diplomatik në botë.
“Puna me Këshillin dhe Komisionin për mua do të jenë sfidë, dhe si njeri i parë në këtë funksioni do të jetë një sfidë. Isha grua e parë komisare britanike evropiane, pastaj grua e parë komisare e tregtisë dhe tani grua e parë në këtë pozitë”, deklaroi Ketrin Margaret Eshton.
Funksionarët e sapozgjedhur të Unionit Evropian, do të fillojnë ta kryejnë detyrën e tyre nga 1 dhjetori.