E premte, 6 nëntor , 2009, Nju Delhi
SAMITI UE – INDI
Në Samitin ndërmjet Union Evropian dhe Indisë në Nju Delhi, në fokusin e të cilit ishin ndryshimet klimatike, Kryeministri indian Manmohan Singh ishte nikoqir i Kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin Evropian, Frederik Rejnfeld, si dhe i kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.
Në takimin e kreut u mbështet qëndrimi i shkencëtarëve se nuk duhet të lejohet rritja e temperaturës globale për më shumë se dy shkallë, në krahasim me nivelet paraindustriale.
U prezantuan dy kreditë nga Banka Evropiane Investuese, njëri prej 150 milionë eurosh, për përkrahjen e projekteve për zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike, ndërsa tjetri në vlerë prej 100 milionë eurosh, për financimin e pjesshëm të fabrikës së re në shtetin Maharashtra, e cila do të prodhojë tri modele të reja automobilash, të përshtatura enkas për tregun indian, të cilat do të lëshojnë më pak gazra të efektit serrë.
UE-ja dhe India do të investojnë 10 milionë euro për kërkime shkencore në teknologjinë e energjisë diellore, ndërsa nënshkruan edhe marrëveshje të përbashkët për kërkime shkencore në sferën e energjisë bërthamore.
”Lidhja ndërmjet BE-së dhe Indisë është e fortë dhe e ndërtuar mbi bazën e vlerave të përbashkëta, siç janë demokracia dhe dallimet”, deklaroi kryesuesi me UE-në, duke theksuar se kjo lidhje ka potencial që të bëhet edhe më e fortë.