E hënë, 12 nëntor 2012
DELEGACIONI I KUVENDIT MERR PJESË NË PUNËN E KOMISIONEVE TË AP TË KE
Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të KE Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i delegacionit Igor Ivanovski do të merr pjesë në punën e mbledhjeve të Komisionit për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, të cilët gjatë kësaj jave mbahen në Paris, Francë.
Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Juridike në rend dite është çështja e përforcimit të autoritetit dhe efikasiteti i Gjykatës për të drejtat e njeriut dhe Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe çështja e mosdiskriminimit gjatë marrjes së shtetësisë.
Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci do të diskutojë për situatën e Kosovës, raportin dyvjeçar për aktivitetet e Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, konflikti në Saharën Perëndimore dhe transformimi politik në Tunis, kërkesën e parlamentit të Kirgistanit për marrjen e statusit të partnerit për demokraci në AP të KE dhe çështje tjera.