E hënë, 19 nëntor 2012, ora 09:30, Salla "Boris Trajkovski"
DISKUTIM PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR AZIL DHE MBROJTJE TË PËRKOHSHME
Qëllimi i diskutimit publik është të sigurohet debat më i gjerë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, e në drejtim të miratimit të ligjit kualitativ dhe përgatitjes kualitative për pranimin e obligimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet dhe ekspertët e interesuar nga sfera përkatëse, të marrin pjesë në mënyrë aktive në debat me qëllim të përmirësimit të tekstit të Propozim-ligjit.
Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, më së voni deri më 19 nëntor 2012 në ora 09:00, në e-mail: nsei@sobranie.mk apo në tel. 311 22 55, lokali 289 apo 218.
Diskutimi publik është i hapur për medie.