E hënë, 5 nëntor 2012, ora 10:00, Salla "Boris Trajkovski"
DISKUTIM PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert - Zyra në Maqedoni dhe Instituti për Politikë Evropiane, më 5 nëntor 2012 me fillim në ora 10:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Sallën "Boris Trajkovski", organizojnë diskutim publik me temë: "Shfrytëzimi i mjeteve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) në Republikën e Maqedonisë".
Qëllimi i diskutimit publik është të sigurojë debat më të gjerë për shkallën e shfrytëzimit të IPA-s, të prononcohen mendimet, propozimet dhe sugjerimet për gjendjet në sferën përkatëse për shkak të përgatitjes kualitative për pranimin e obligimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Në diskutimin publik, fjalime hyrëse do të kenë edhe prof. dr. Mojmir Mrak nga Republika e Maqedonisë dhe z. Martin Valentoviq, konsultant ndërkombëtar, nga Republika e Sllovakisë.
Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet / organizatat e interesuara të marrin pjesë në mënyrë aktive në debat.
Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, më së voni deri më 5 nëntor 2012, në ora 09:00, në këtë adresë elektronike: nsei@sobranie.mk apo në tel. 32112 255, lokali 289 apo lokali 218.
Diskutimi publik është i hapur për medie.