Njoftimet



E enjte, 29 nëntor 2012, ora 12:00, Salla3

KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi I;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal - leximi I;

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprim me parashtresa dhe propozime - leximi I;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim - leximi I;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë - leximi I;

6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për evidencën amë - leximi I;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor - leximi I;

8. Propozim-ligj për plotësimin e Kodit penal - leximi I;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;

10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për njohje të ndërsjellë të dokumenteve për arsim dhe titujt shkencorë;

11. Propozim-ligj për sigurim privat - leximi I;

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme - leximi I;

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi II;

14. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 1 të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, e parashtruar nga deputeti Oliver Spasovski;

15. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 64 paragrafi 2 të Ligjit për arsim të lartë, e parashtruar nga deputeti Gollupço Angellov;

16. Përcaktim i tekstit të spastruar të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë.

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për autokampe - leximi I;

2. Propozim-ligj për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi I;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Gjermanisë për mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion - leximi II;

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sistem hekurudhor - leximi II;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi II.   

Click