E premte, 11 nëntor 2011, ora 12:00, Salla e Qeverisë
DHËNIA E DEKLARATËS SOLEMNE
Zotëri Boris Kondarko është zgjedhur si kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Subhi Jakupi, si nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa z.Vllado Sajkoski, z.Sasho Srcev, z Jovan Josifovski, znj.Violeta Duma dhe z.Bedredin Ibrahimi janë zgjedhur si anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe me këtë rast do të japin deklaratë solemne.
Pas dhënies së deklaratës solemne, z.Trajko Veljanoski, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të japë deklaratë të shkurtër për mediumet.