E enjte,12 nëntor 2009
DISKUTIM PUBLIK LIDHUR ME LIGJIN PËR MUNDËSITË E BARABARTA TË BURRAVE DHE GRAVE
Komisioni për mundësi të barabarta të burrave dhe grave të Kuvendit të RM-së, në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert, zyra në Shkup organizon debat publik NË temën "Zbatimi i Ligjit për Mundësitë e barabarta të burrave dhe grave".
Në Debatin publik do të bëhet fjalë për zbatimin e Ligjit për mundësitë e barabarta të burrave dhe grave, për zbatimin e konceptit të barazisë gjinore në proceset e vendimmarrjes, debatet parlamentare, tregun e punës, gjyqësi, shëndetësi, dhunën në familje dhe anti-diskriminimin, si dhe zbatimin e ligjit shikuar nga perspektiva lokale dhe nga perspektiva e OJQ-ve.
Debati publik do të mbahet më 18 nëntor (e mërkurë) 2009, në Sallën “Boris Trajkovski’’ me fillim në ora 10:00.