E hënë , 23 nëntor, 2009
PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, Z. LUBISAV IVANOV XINGO, NË KONFERENCËN RAJONALE PËR REFORMA TË KLIMËS SË BIZNESIT NË EUROPËN JUGLINDORE NË TIRANË, REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Në organizim të Institucionit Financiar Ndërkombëtare IFC, prej 17 deri më 19 nëntor 2009 në Tiranë, Republika e Shqipërisë, u mbajt Konferencë rajonale për reforma të klimës së biznesit në Evropën Juglindore, rritja dhe konkurrenca: tejkalimi i krizës dhe shikimi drejt ardhmërisë, në të cilën mori pjesë Kryetari i Komisionit për Çështjet Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo.
Në fjalën e tij, kryetari i Komisionit për Çështjet Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo foli në temën: Proceset parlamentare dhe zbatimi i reformave.
Përndryshe, në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të CEFTA-s, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.