KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTERGRIME

Posta elektronike: nsei@sobranie.mk

Aktivitete

Mandati 2008-2011

Duke e ndjekur përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimin në Unionin Evropian, për të cilin qytetarët e shprehin mbështetjen e tyre të plotë, dhe veçanërisht duke i pasur parasysh kriteret të cilët duhen plotësuar, si dhe obligimet të cilat institucionet kompetente dhe të gjithë subjektet publike i ndërmarrin, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007 miratoi Vendimin për themelimin e Këshillit nacional për eurointegrime ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 140/2007)

Kryetari i Këshillit është nga radhët e partive parlamentare në opozitë, ndërsa nënkryetari është nga radhët e partive parlamentare në pozitë. Këshilli ka 17 anëtarë, edhe atë: nga katër anëtarë nga pozita dhe opozita parlamentare, ndërsa anëtarë të Këshillit nacional me funksion janë : kryetari i Komisionit për çështje evropiane, kryetari i Komisionit për politikë të jashtme dhe kryetari i Komitetit të përzier parlamentar të Republikës së Maqedonisë.

Anëtarë të Këshillit nacional janë edhe: zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane dhe nga një përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të RM-së, nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së RM-së, nga Akademia e Arteve dhe Shkencave, nga Bashkësia e njësive të vetadministrimit lokal dhe nga Shoqata e gazetarëve. Këta anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vendosjeje.

Në pajtim me nenin 5 të Vendimit për themelimin e Këshillit nacional për eurointegrime në punën e Këshillit marrin pjesë edhe 11 gazetarë, përfaqësues nga odat ekonomike, sindikatat, bashkësitë fetare dhe platforma qytetare.
Mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, transparenca në punë dhe kryerja e punëve profesionale, administrative dhe punëve të tjera të nevojshme për Këshillin janë të rregulluara në Rregulloren e Këshillit nacional.

Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Propozim për punë pa pjesëmarrje të publikut mund të japin kryetari ose së paku një e treta e  anëtarëve, ndërsa Këshilli me konsensus duhet ta pranojë. Audioshënimet dhe procesverbalet nga të gjitha mbledhjet e deritanishme janë të arritshme për opinionin.

Vendimet e veta Këshilli i merr me konsensus të anëtarëve të pranishëm që kanë të drejtë për vendosje nga radhët e deputetëve.


                                  Kryetar:  RADMILA SHEKERINSKA JANKOVSKA


                         Nënkryetare:  SILVANA BONEVA


                                 Anëtarë:  ALEKSANDAR NIKOLOVSKI
                                                   KENAN HASIPI
                                                   ANDREJ ZHERNOVSKI
                                                   TITO PETKOVSKI
                                                   XHEVAT ADEMI
                                                   PETAR POP ARSOV
                                                   TEUTA ARIFI
                                                   ALEKSANDAR SPASENOVSKI
                                                   FLORA KADRIU

VASKO NAUMOVSKI  zëvendës-kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për eurointergrim

DIMITAR MIRÇEV  nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë

ANDREJ LEPACOV nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë

VLADO KAMBOVSKI nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve

ZORANÇO ALEKSOV nga Bashkësitë e njësive të vetadministrimi lokal

NASER SELMANI kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë


Përfaqësues:

BRANKO AZESKI
Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë

MIRÇE ÇEKREXHI
Përfaqësues i Lidhjes së Dhomave Ekonomike të Maqedonisë

ZIVKO MITREVSKI
Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë

DOJÇIN CVETANOVSKI
Anëtar i K. Q. të Konfederatës së Sindikatave të Lira

SLLOBODAN ANTEVSKI
Kryetar i Unionit të sindikatave të pavarura dhe autonome të Maqedonisë

ALEKSANDAR KËRZHALLOVSKI
Platforma qytetare e Maqedonisë

SHENJTËRIJA E TIJ EPISKOP KLIMEN HERAKLEU
Kisha Ortodokse e Maqedonisë

SKENDER BUZAKU
Sekretar i myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame

ТОМE KOLEV
Kisha Katolike

VILMA VENKOVSKA-MILÇEV
Kisha evangjeliste-metodiste

MIMOZA SHUMKOVSKA- VELJANOVSKA 
Bashkësisë Hebraike

Click