E hënë, 24 shkurt 2014, Tiranë
KONFERENCË ME TEMË "PËRFORCIMI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL PËR ANËTARËSIM MË TË SHPEJTË NË NATO"
Deputeti Hajrulla Misini, anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të kryesimit shqiptar me Kartën e Adriatikut merr pjesë në Konferencën me temë "Përforcimi i bashkëpunimit rajonal për anëtarësim më të shpejtë në NATO", e cila nga data 23 deri më datën 24 mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Në konferencë fjalime mbajtën Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodeli, si dhe ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandar Arvizu. Deputeti Misini në fjalimin e tij theksoi se Republika e Maqedonisë është promotor i fuqishëm i bashkëpunimit rajonal si bazë për përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për këmbimin e përvojave në rrugën drejt integrimit euroatlantik të vendeve nga rajoni.
Karta e Adriatikut u dëshmua si model i suksesshëm për partneritet dhe bashkëpunim dhe përbën proces i cili i përkrah dhe mbështet reformat e brendshme të vendeve, duke e intensifikuar edhe bashkëpunimin rajonal.
Gjithashtu, Misini shfaqi shpresë se samiti i ardhshëm i NATO-s do të na mundësojë të jemi dëshmitarë të politikës së derës së hapur të NATO-s për vendet që synojnë anëtarësim.