E hënë, 24 shkurt 2014
MBLEDHJA E DYZETENËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 49-të të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim:
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për material faror dhe për mbëltim për bimë bujqësore;
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje;
- Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural;
- Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë;
- Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelim të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve;
- Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit.
Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim i përcolli Propozim-ligjet e lartpërmendura në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.