old_al



E hënë, 24 shkurt 2014

MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 82-të, të mbajtur më 21 shkurt 2014, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës, me procedurë të shkurtuar;
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, me procedurë të shkurtuar;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare, me procedurë të shkurtuar;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar;
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion, me procedurë të shkurtuar;
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me procedurë të shkurtuar;
  7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrugë publike, me procedurë të shkurtuar;
  8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
  9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale, me procedurë të shkurtuar;
  10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar;
  11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, me procedurë të shkurtuar;
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar;
  13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, me procedurë të shkurtuar;
  14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor, me procedurë të shkurtuar

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm z. Stevo Temellkovski, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjedis Jetësor, Komisioni parashtroi dy amendamente dhe me shumicë votash i miratoi të njëjtat, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, u parashtruar gjithsej 3 amendamente nga propozues të autorizuar të cilat komisioni nuk i miratoi.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transporti në komunikacionin rrugor u parashtruan gjithsej 7 amendamente, prej të cilave 4 nuk u miratuan ndërsa 3 u tërhoqën nga propozues të autorizuar. Komisioni për Propozim-ligjin parashtroi dhe miratoi 2 amendamente.

Në lidhje me Propozim-ligjet tjera kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për ato ligje.

Në fund të debatit, Komisioni, propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

 

Click