Bashkëpunimi ndërkombëtar



                         DATAT KYÇ TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EUROPIAN


09.05.1950 Ministri francez i Punëve të Jashtme Robert Shuman jep propozim për themelimin e Bashkësisë të thëngjillit dhe çelikut ndërmjet Francës dhe Gjermanisë Perëndimore, plan i bazuar në idenë paraprake të Zhan Mone. Çdo vit më 9 maj festohet si "Dita e Europës".

18.04.1951 Nënshkrimi i Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Europiane për thëngjill dhe çelik (Marrëveshja e Parisit). Marrëveshjen e nënshkruan Belgjika, RF e Gjermanisë, Franca, Italia, Luksenburgu dhe Holanda.

25.03.1957 Gjashtë vendet, në Romë i nënshkruan marrëveshjet me të cilat themelohen Bashkësia Ekonomike Europiane (BEE) dhe Bashkësia Europiane për Energji Atomike (Euroatom).

01.01.1958  Marrëveshjet e Romës hyjnë në fuqi. Vallter Hallshtajn u bë kryetari i parë i Komisionit të BEE-së, Lluis Armand kryetar i Bashkësisë Europiane për Energji Atomike.

21.07.1959 Tetë vende anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik evropian: Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Gjermania, Portugalia, Zvicra dhe Suedia marrin vendim për formimin e Zonës evropiane për tregti së lirë (EFTA). Marrëveshja hyn në fuqi më 03.05.1960.

01.01.1961 Harmonizimi i parë i pjesshëm i procedurave doganore të vendeve anëtare të BEE-së me qëllim që të formohet  dogana e jashtme unike.

08.04.1965 Nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkimin e organeve ekzekutive të tri Bashkësive Evropiane: Bashkësisë Evropiane të thëngjillit dhe çelikut, Bashkësia Ekonomike Evropiane dhe Bashkësisë Evropiane për energji atomike.

01.07.1967 Në fuqi hyn Marrëveshja për bashkim, e lidhur më 8 prill 1965. Zhan Rej u bë kryetar i parë i Komisionit për të tri bashkësitë (BEThÇ, BEE dhe Euroatom).

01.07.1968 Themelimi i Unionit doganor dhe implementimi i doganës unike të jashtme.

02.07.1970 Franko L. Malfati u bë kryetar i Komisionit të Bashkësisë Evropiane.

21.03.1972 U implementua i ashtuquajturi "Gjarpri monetar": Këshilli dhe Qeveritë e shteteve anëtare arritën marrëveshje që kurset devizore të valutave të anëtarëve të BE-së të mundin ndërmjet tyre të lëvizin më së shumti deri më 2,5% .

22.03.1972 Siko L. Mansholt u bë kryetar i Komisionit të Bashkësisë Evropiane.

22.09.1972 U nënshkrua Marrëveshja për tregti të lirë me shtetet tjera anëtare të Zonës Evropiane të tregtisë së lirë (Islanda, Austria, Portugalia, Suedia dhe Zvicra).

19-20.10.1972 Kryetarët e shteteve dhe të Qeverive të BE-së së zgjeruar në Paris miratojnë vendim për transferimin e BE-së në Unionin Evropian.

01.01.1973 Zgjerimi i parë i Bashkësisë. Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkëngjiten Bashkësive Evropiane.

06.01.1973 Fransoa Ksavijar Ortoli u bë kryetar i Komisionit të BE.

09-10.12.1974 Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Paris morën vendim që në të ardhmen rregullisht të jenë në punime si Këshill Evropian.

10-11.03.1975 Kryetarët e shteteve dhe të qeverive mblidhen në Dublin për herë të parë si Këshill Evropian.

20.12.1976 Roj Xhenkins u bë kryetar i Komisionit të BE-së.

6-7.07.1978 Këshilli Evropian në mbledhjen në Bremen merr vendim për themelimin e Sistemit Monetar Evropian (SME) dhe Njësi monetare evropiane.

7-10.06.1979 Në nëntë shtetet anëtare të BE-së u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Nëntë shtetet zgjodhën 410 anëtarë në Parlamentin Evropian.

17-20.07.1979 U mbajt mbledhja e parë i anëtarëve të zgjedhur drejtpërdrejt në Parlamentin Evropian në Strasburg. Simon Veil u bë kryetare e parë e PE-së.

01.01.1981 Greqia bashkëngjitet si shteti i nëntë anëtar i Bashkësisë Evropiane.

06.01.1981 Gaston Torn u bë kryetar i Komisionit të BE-së.

19.02.1982 Piet Dankert u zgjodh kryetari i dytë i Parlamentit Evropian pas mbajtjes së zgjedhjeve për PE.

17-19.06.1983 Në mbledhjen e mbajtur në Shtutgard, Këshilli Evropian nënshkroi Deklaratën solemne për Unionin Evropian.

14.02.1984 Parlamenti Evropian e miratoi Project-marrëveshjen për formimin e Unionit Evropian hartuar nga Këshilli Institucional nën udhëheqjen e Altiero Spineli.

14-17.06.1984 Zgjedhjet e dyta evropiane për Parlamentin Evropian. Dhjetë shtete zgjodhën 434 anëtarë të PE.

24.07.1984 Pjer Flimlan zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

07.01.1985 Zhak Dellor zgjidhet kryetar i Komisionit të BE.

2-3.12.1985 Këshilli Evropian në Luksemburg arriti marrëveshje për reforma në sistemin institucional, zgjerimin e kompetencave të përbashkëta dhe krijimin e kornizës juridike për bashkëpunim në sferën e politikës të jashtme. Këto ndryshime të marrëveshjes përcaktohen në kuadër të Aktit unik Evropian (AUE).

01.01. 1986 Spanja dhe Portugalia i bashkëngjiten Bashkësive Evropiane. Numri i shteteve anëtare të BE-së zmadhohet në dymbëdhjetë.

17 dhe 28.2.1986 Dymbëdhjetë vendet anëtare e nënshkruajnë Aktin unik evropian (AUE).

20.01.1987 Pas përfundimit të votimit, Lord Plamb bëhet kryetar i PE, me ç'rast vendosen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

01.07.1987 Akti unik evropian hyn në fuqi.

15-18.06.1989 Zgjedhjet e treta evropiane për Parlamentin Evropian. Dymbëdhjetë shtete zgjedhin 518 anëtar të PE.

26.07.1989 Kryetar i Parlamentit Evropian zgjidhet Enrike Baron Krespo.

03.10.1990 Me hyrje në fuqi të marrëveshjes shtetërore ndërmjet RF të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë vjen deri te bashkimi i dy shteteve. Në këtë mënyrë pesë krahinat e reja federale bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

25.06.1991 Spanja dhe Portugalia i bashkëngjiten marrëveshjes shengen.

9-10.12.1991 Mbahet samiti i Këshillit Evropian në Mastriht. Kryetarët e shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të UE-së arrijnë marrëveshje për tekstin e marrëveshjes për krijimin e Unionit Evropian (UE).

13.01.1992 Egon Klepsh zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

01.11.1993 Hyn në fuqi marrëveshja e Unionit Evropian, e nënshkruar në Mastriht. Me këtë marrëveshje vendosen themelet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurimit, bazat për bashkëpunim të afërt në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe për themelimin e unionit ekonomik dhe monetar me valutë unike. Emërtimi “Union Evropian” zyrtarisht e zëvendësoi emërtimin e deriatëhershëm “Bashkimi Evropian”.

9-12.06.1994 Zgjedhjet e katërta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Dymbëdhjetë shtete zgjedhin 567 anëtar të PE.

19.07.1994 Klaus Hensh zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

01.01.1995 Finlanda, Austria dhe Suedia bëhen anëtare të Unionit Evropian.

23.01.1995 Zhak Santer bëhet kryetar i Komisionit të BE-së.

26.03.1995 Hyn në fuqi Marrëveshja e shengenit. Në kufijtë midis Gjermanisë shteteve të Beneluksit, Francës, Spanjës dhe Portugalisë  hiqen kontrollet e pasaportave.

15-16.12.1995 Në mbledhjen në Madrid, Këshilli i Evropës merr vendim që monedha e ardhme evropiane të quhet euro.

19.12.1996 Danimarka, Suedia, Finlanda dhe jo-anëtaret e Unionit Evropian, Norvegjia dhe Islanda i bashkëngjiten Marrëveshjes shengen.

14.01.1997 Hose Marija Zhil-Robles zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

16-17.06.1997 Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të UE-së e nënshkruajnë Marrëveshjen e Amsterdamit.

16.07.1997 Kryetari i Komisionit Zhak Santer, Parlamentit Evropian ia paraqet projektin Agjenda 2000-Unionin Evropian më i fuqishëm dhe i zgjeruar.

01.01.1999 Hyn në fuqi Unioni ekonomik dhe monetar.

15.03.1999 Komisioni Evropian nën udhëheqjen e kryetarit Zhak Santer jep dorëheqje kolektive .

24-26.03.1999 Në Samitin në Berlin, Këshilli Evropian e miratoi Agjendën 2000.

01.05.1999 Hyn në fuqi Marrëveshja e Amsterdamit.

03-04.06.1999 Këshilli i Evropës  e zgjedh Havier Solanën Përfaqësues i lartë i UE-së për Politikë të jashtme të përbashkët dhe për siguri.

10-13.06.1999 Mbahen zgjedhjet e pesta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Pesëmbëdhjetë shtete zgjedhin 626 përfaqësues.

20.07.1999 Nikol Fonten bëhet kryetar i Parlamentit Evropian.

30.07.1999 Njëzetë e shtatë shefa të shteteve dhe qeverive të UE-së, në Sarajevë formojnë Paktin e stabilitetit për Evropën Juglindore. Bodo Hombah bëhet koordinator i tij.

07.12.2000 Kryetarët e Parlamentit Evropian, Këshilli i UE-së dhe Komisioni Evropian solemnisht e proklamojnë  Kartën e UE-së për të drejtat themelore.

07-11.12.2000 Këshilli i Evropës e miraton Marrëveshjen e Nicës. Ndryshimet gjithëpërfshirëse në lidhje me normativat institucionale (përllogaritja e votave, marrja e vendimeve me shumicë) duhet ta përgatitin terrenin për krijimin e Unionit Evropian me 27 shtete anëtare.

26.02.2002 Nënshkruhet Marrëveshja e Nicës.

01.01.2002 Euro vendoset në 12 shtete të UE-së.

15.01.2002 Pat Koks zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

01.02. 2003 Hyn në fuqi Marrëveshja e Nicës.

01.05.2004 Republika Çeke, Estonia, Qipro, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia i bashkëngjiten UE-së.

10 dhe 13. 2004 Mbahen zgjedhjet e gjashta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. 25 shtete zgjedhin 732 përfaqësues.

20.07.2004 Jozef Borell Fonteles zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

29.10.2004 Në Romë miratohet Kushtetuta Evropiane (lëndë e ratifikimit nga ana e vendeve anëtarë të UE-së).

22.11.2004 Hoze Manuel Baroso bëhet kryetar i Komisionit Evropian.

29 maj dhe 01 qershor 2005 Franca e refuzon Kushtetutën në referendum, kurse tri ditë më vonë edhe Holanda.

01.01.2007 Bullgaria edhe Rumunia i bashkëngjiten UE-së. Numri i anëtarëve në Parlamentin Evropian rritet në 785.
Sllovenia e vendos euron dhe është shteti i 13 i UE-së i cili i bashkëngjitet eurozonës.

16.01.2007 Hans Gert Potering zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.

13.12.2007 Shefat e shteteve dhe kryetarët e qeverive të 27 vendeve anëtare të UE-së e nënshkruajnë Marrëveshjen e Lisbonës.

01.01.2008 Qiproja dhe Malta e vendosin euron.

12.12.2008 Zvicra i bashkëngjitet Zonës shengen.

01.01.2009 Sllovakia e vendos euron.

4-7.06.2009 Zgjedhja e anëtarëve të Parlamentit Evropian (2009-2014).

01.12.2009 hyri në fuqi marrëveshja e Lisbonës.

01.12.2009 Herman Van Rompuj është zgjedhur për kryetar të Këshillit Evropian. 

Në datën 01.01.2010 Spanja e mori kryesimin rrotullues me Këshillin e BE-së, për së katërti herë.  Spanja ishte shteti i parë që e mori kryesimin pas Marrëveshjes së Lisbonit" dhe sistemin e ri të kryesimit të trefishtë". 
 
Më datën 07.05.2010 Shefat e shteteve dhe qeverive në kuadër të eurozonës u pajtuan për konsolidim të thellë fiskal, koordinim të forcuar ekonomik dhe mbikëqyrje të buxhetit me qëllim mbrojtjen e euros.

Më datën 17.06.2010 Në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, liderët evropian miratuan strategji dhjetëvjeçare për rritje të mençur, të qëndrueshme dhe inkluzive - Evropa 2020.

Më datën 01.01.2011 Estonia e vuri në përdorim euron dhe u bë anëtare e 17-të e eurozonës.  Filluan të funksionojnë tre institucione të reja evropiane për supervizion financiar:  Drejtoria evropiane bankare, Fondi evropian pensional profesional i sigurimit dhe Organi evropian për letra me vlerë dhe tregje.

18.01.2011 Filloi Semestri i parë evropian me cikël gjashtëmujor të koordinimit të politikave ekonomike ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së, me çka do të ndihmohet në parandalimin e krizës ekonomike, si ajo nga viti 2008- 2010.
 
17.01.2012 Anëtarët e Parlamentit Evropian e zgjodhën socialistin gjerman Martin Shulc si kryetar i Parlamentit Evropian.

02.03.2012 Këshilli Evropian e rizgjodhi Herman Van Rompuj si kryetar i Këshillit Evropian.

01.04.2012 Iniciativa evropiane u bë realitet duke u mundësuar qytetarëve për herë të parë për çështje specifike të propozojnë legjislacion deri te Komisioni Evropian.  Së paku një milion qytetarë prej së paku një të katërtën e vendeve-anëtare të BE-së mund ta ftojnë Komisionin Evropian të dorëzojë propozim për miratimin e akteve të caktuara juridike në sferat me kompetencë të saj.

08.10.2012 Hyri në fuqi Mekanizmi evropian për stabilitet. Ky institucion me seli në Luksemburg ka për qëllim të sigurojë stabilitet financiar me eurozonën. 
 
10.12.2012 Në ceremoninë në Oslo të Bashkimit Evropian iu nda Çmimi nobël për paqe për vitin 2012.

01.01.2013 Hyri në fuqi Marrëveshja për stabilizimi, koordinim dhe menaxhim me Bashkimin monetar dhe ekonomik (e njohur si marrëveshja fiskale).

01 korrik 2013 Republika e Kroacisë iu bashkëngjit Bashkimit Evropian, me çka numri i përgjithshëm i vendeve-anëtare të BE-së u rrit në 28.  Momentalisht Bashkimi Evropian ka 24 gjuhë zyrtare.

02.12.2013 Këshilli e miratoi buxhetin afatgjatë të BE-së për vitin 2014-2020 (Korniza financiare shumëvjeçare).  Negociatat zgjatën dy vjet e gjysmë, ndërsa programet e saj implementohen nga 01.01.2014.
 
01.01.2014
Letonia e vuri në përdorim euron dhe u bë anëtare e 18-të e eurozonës.

Click