Megjunarodna sorabotka
 
Bashkëpunimi ndërkombëtar


UNIONI EVROPIAN

Për Unionin Evropian

Unioni Evropian paraqet integrim unik të shteteve sovrane evropiane fuqimisht kanë vendosur të ndajnë ardhmërinë e përbashkët dhe të bashkojnë një pjesë të sovranitetit të tyre nacional.
Vendet anëtare të UE-së një pjesë të kompetencave të tyre për miratimin e vendimeve ua delegojnë instituteve evropiane që i kanë themeluar që vendimet për çështje specifike të mund të miratohen në mënyrë demokratike e që janë me interes të përbashkët në nivelit të Evropës.

Termi Union Evropian në përdorim zyrtar ka hyrë me Marrëveshjen e Unionit Evropian (Mastriht më vitin 1993), me të cilën janë zëvendësuar tri integrimet juridike të shteteve të Evropës Perëndimore: Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EES - Europian Economik Community), Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çelik (ECSC - European Coal and Steel Community) dhe Bashkësisë Evropiane për energji atomike (EUROATOM - Europian Atomic Energy coommunity).

Procesi i integrimit evropian sot ka ndikim mbi tërë kontinentin, kurse kjo është pjesë e botës që shpejt ndryshon dhe së cilës i duhet formë e re e stabilitetit.

Zhvillimi i qëndrueshëm, trendët populluese, dinamika ekonomike, solidariteti social dhe përgjigjja e progresit të shkencave janë çështje që nuk mund të zgjidhen me sukses në nivel nacional.

Sot, dekada e parë e shekullit 21 ofron ardhmëri më të ndritur, por gjithashtu e përball Evropës me sfida dhe vështirësi të reja. Unioni Evropian është i hapur për çdo shtet evropian që i plotëson kriteret demokratike, politike dhe ekonomike për anëtarësim.
Zgjerimi e forcoi demokracinë, e bëri Evropën më të sigurt dhe e rriti potencialin e saj për tregti dhe rritje ekonomike. Institucionet e UE-së e dëshmuan vlerën e vet, por ato patjetër të përshtaten që të mund të përballen me zgjerimin e UE-së dhe me numrin gjithnjë e më të madh detyrash që ajo duhet t'i kryejë. Çdo ndryshim definitiv i sistemit të tanishëm doemos të sigurojë pluralizëm dhe respektim të dallimeve që janë vlera më e shtrenjtë e popujve evropianë. Reformat doemos duhet të fokusohen edhe në procesin e vendimmarrjes.

Nga 1 korrik i vitit 2013 Unioni Evropian ka 28 shtete anëtare dhe më tepër se 500 milionë banorë.

Bashkëpunimi i shteteve anëtare bazohet në lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit në kuadër të UE-së pa kufizim në aspekt të doganave ose të pengesave tjera. Me qëllim të funksionimit të kësaj, UE-ja e themeloi Tregun e brendshëm. Vendet anëtare të Unionit bashkëpunojnë edhe në sferat e tjera: mbrojtje të ambientit jetësor, bujqësisë, luftës kundër krimit të organizuar.

Bashkëpunimi shengen në të njëjtën kohë quhet Unioni i pasaportave  të
UE-së që do të thotë se shtetet që marrin pjesë në të nuk kanë kontroll të pasaportave gjatë kalimit të kufijve në kuadër të rajonit të shengenit. Shtetasit të një shteti shengen nuk kanë nevojë për pasaportë gjatë udhëtimit në shtetin tjetër shengen, mjafton që të posedojnë letërnjoftim nacional. Dispozitat shengene  gjithashtu,  parashohin dhe bashkëpunim më të afërt dhe koordinim në mes kufijve dhe autoriteteve doganore, organet kompetente për dhënie të vizave, gjyqet dhe policitë e shteteve anëtare. Një nga instumentet kryesore për arritje të këtij bashkëpunimi është Schengen information System, që paraqet bazë të zgjeruar të të dhënave e cila u mundëson këtyre zyrtarëve të këmbejnë informacione nga i tërë territori shengen.

Sfida kryesore është që të ruhet paqja dhe siguria edhe jashtë kufijve të Unionit Evropian. Që të ballafaqohet me këtë sfidë UE-ja zhvillon politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë që të mund të veprojë si fuqi stabiliteti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në suaza botërore.

Rreth gjysma e shteteve anëtare të UE-së  marrin pjesë në Unionin monetar evropian. Në këto shtete përdoret valuta e përbashkët euro. Shtetet e tjera anëtare, ose nuk marrin pjesë ose nuk i plotësojnë kushtet për hyrje në Unionin monetar.

Një shtet anëtar nuk guxon t'i favorizojë prodhimet dhe shërbimet e veta. Doemos duhet të mundësohet blerje dhe shitje të mallit me kushte të njëjta  në tërë territorin e UE-së. Prandaj, UE ka një shkallë të përbashkët doganore dhe një politikë të vetme tregtare.

Qëllimi i Politikës së përbashkët bujqësore të UE-së është që të sigurojë bujqësi të kontinuar dhe prodhim të ushqimit të shëndetshëm. Një pjesë e madhe nga Buxheti i UE-së harxhohet për politik bujqësore.

Bujqësia, pylltaria dhe zhvillimi rural janë kruciale për shfrytëzim të tokës dhe për administrim me resurse natyrore në trevat rurale Evropiane.
Forcimi i politikës zhvillimore dhe rurale evropiane paraqet prioritet të UE-së

UE ka rregulla të përbashkëta për mbrojtje dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe shfrytëzim të drejtë të pasurive natyrore.

Shtetet anëtare  të UE-së bashkëpunojnë në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Ekzistojnë rregulla të përbashkëta të luftës kundër terrorizmit tregtisë me drogë dhe pornografisë së fëmijëve. Në luftë kundër krimit bashkëpunojnë organet doganore dhe policore dhe prokuroritë publike të shteteve anëtare të UE-së.

Qëllimi themelor i politikës së përbashkët imigruese është që të përmirësohet menaxhimi me migrimin nëpërmjet qasjes së koordinuar duke pasur parasysh gjendjen ekonomike dhe demografike të UE-së.

 
a

Na ndiqni në: