DEPUTETËT



 

 

ZUDI XHELILI

 

 

 

U lind më 19.10.1961, në fsh. Reçan – Gostivar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen – gjimnazin, drejtimin e përgjithshëm në Gostivar. Arsimin e lartë e kreu në Leskovac, i njohur si qendra e vetme për arsim të këtij lloj kuadri në ish Jugosllavi, ku ka diplomuar në 1984 dhe fitoi titullin inxhinier i tekstilit.

  • Gjatë 1985-1992 ka qenë shef i prodhimtarisë në Fabrikën për tekstil “Goteks” në Gostivar.
  • Në 1996 ka qenë këshilltar në Këshillin Komunal në Gostivar.
  • Në 1998 ka qenë kryesues i Këshillit komunal.
  • Në 1999 ka qenë kryesues i shtabit të krizës për rajonin e Gostivarit për strehimin e refugjatëve nga Kosova.
  • Në 2000 emërohet nga ana e Qeveris së RM për ndihmësdrejtor të Agjencisë për vendet e pazhvilluara.
  • Në 2001 pjesëmarrës në UÇK, në brigadën 116 e cila veproi në rajonin e Gostivarit, si komandat i njësisë artilerike të kësaj brigade.
  • Në 2002 deputet i PDSH në njësinë zgjedhore numër 6 i renditur me numrin 2, në listën zgjedhore pas z. Arben Xhaferit.
  • Prind i tre fëmijëve, me vendbanim në Gostivar prej 1975, në lagjen Toska.
Click