E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane
U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SIGURI NË KOMUNIKACION
Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shqyrtoi në mbledhje Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion (Leximi I).
Nevoja për miratimin e këtij ligji është nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian. Harmonizimi me legjislacionin evropian është në pjesën ku bëhet precizim plotësues i termeve të veçantë që i përmban neni 2 i Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë.
Gjatë përgatitjeve të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit, janë marrë parasysh edhe më tepër mendime të ekspertëve dhe vërejtje nga ana e Komisionit Evropain, Këshillit të Evropës, KARDS, IPA dhe TAEKS.
Komisioni për çështje evropiane njëzëri i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në komunikacion është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.