E mërkurë, 13 prill 2011
“BALLKANI PERËNDIMOR - DREJTË NJË EVROPE MË TË INTEGRUAR”
Zhvillimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jetë në fokusin e takimit që sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel, në organizim të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit Popullor të Hungarisë.
Debati me temë “Ballkani Perëndimor – drejtë një Evrope më të integruar” do të mbahet në seancë plenare dhe në dy grupe punuese.
Grupi i parë punues për “Bashkëpunim në sferën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë”, do të fokusohet në çështjet e ndërlidhura me kufijtë, vizat dhe migrimin, si dhe bashkëpunimin gjyqësor dhe policor.
“Integrimi i qytetarëve” do të jetë tema e grupit të dytë punues, që do të vë aksent në çështjet reciproke të llojllojshmërisë kulturore dhe për progresin në procesin e integrimit, si dhe aspektet arsimore të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Me takimin do të bashkëkryesojë Kryetari i Parlamentit Evropian, Z. Jerzhi Buzek dhe Kryetari i Kuvendit Popullor të Hungarisë, Z. Llasllo Kover. Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë Kryetari i Komisionit Evropian, Z. Zhoze Manuel Baroso; Kryeministri hungarez, Z. Viktor Orban; Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Z. Lluka Bebiq; si dhe udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Znj. Sonja Biserko.