E enjte, 7 prill 2010
DITA BOTËRORE E SHËNDETËSISË
Sot, 7 prilli, është Dita botërore e shëndetësisë, qëllimi i të cilës është të ndërtohet vetëdije më e madhe për prioritetet globale shëndetësore për të cilët përkujdeset Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH-ja çdo vit zgjedh problem kyç global shëndetësor dhe organizon manifestime ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, jo vetëm më 7 prill, por edhe gjatë gjithë vitit.
Këtë vit do të promovohet strategji e re rajonale për pengimin e zgjerimit të rezistencës ndaj barnave. OBSH-ja apelon tek të gjitha anët kyçe, duke përfshirë kreatorët e politikave, opinionin dhe pacientët, mjekët dhe ato të cilët japin barna, veterinerët, bujqit, farmacistët dhe industrinë e farmacisë, në mënyrë adekuate dhe të përgjegjshme t'i shfrytëzojnë antibiotikët.
E drejta themelore e mbrojtjes shëndetësore është e mbrojtur me Konventën Sociale të Këshillit të Evropës.
Këshilli ka për qëllim të nxis bashkëpunim më të ngushtë evropian në sferën e shëndetësisë dhe të krijoj kushte për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetësisë së Evropianëve.
Aktivitetet kryesore, para së gjithash, janë drejtuar në garantimin e qasjes së barabartë në mbrojtjen shëndetësore të kualitetit të lartë, ndërsa pjesë e prioriteteve të Këshillit të Evropës, gjithashtu, janë edhe prevenimi dhe arsimi shëndetësor.
Përndryshe, Dita botërore e shëndetësisë shënohet çdo 7 prill që nga viti 1950, nën patronazhin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.