E shtunë, 2 prill 2011
MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2011, në lexim të parë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e të rriturve;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspekcionin arsimor;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport.
Nevojën e miratimit të Propozim-ligjeve të lartëtheksuara e arsyetuan i autorizuari i propozuesit, Z. Stojanço Stojkovski, udhëheqës i Sektorit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Z. Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Drejtësisë.
Në debat morën pjesë edhe deputetët: Znj. Sonja Cvetkovska, Znj. Natasha Janevska dhe Z. Jovan Llazarev.
Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, konstatoi se të gjitha Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.