E enjte, 7 prill 2011
MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetepestë, e mbajtur më 6 prill 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:
- Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban.
Përfaqësuesja e autorizuar nga Ministria e Mbrojtjes, znj. Sanja Grujevska, e arsyetoi nevojën e miratimit të këtij Propozim-vendimi.
Me këtë vendim si pjesë e misionit në Liban dërgohet një pjesëtar i Armatës me gradën major, për periudhë prej 12 muajsh.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
- Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban ta shqyrtojë dhe ta miratojë në tekstin e propozuar.