E mërkurë, 6 prill 2011
MBLEDHJA E NJËQINDETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e njëqindetretë të mbajtur më 6 prill 2011, si trup punues amë në lexim të dytë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë).
- Propozim-ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri financiare (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit doganor (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për drejtorinë doganore (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe qiranë e truallit ndërtimorë në pronë shtetërore (leximi i dytë).
Komisioni për Financim dhe Buxhet për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën tatimore i shqyrtoi:
- Amendamentin e nenit 2 pargarfi (2) dhe Amendamentin e nenit 5 për shtimin e paragrafit (2) pas paragrafit (1) të parashtruar nga deputetja Vlladanka Aviroviq.
Komisioni njëzëri i miratoi dy amendamentet e propozuara.
Për Propozim-ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi, në lexim të dytë u shqyrtuan:
- Amendamenti i nenit 22 paragrafi (14) dhe paragrafi (17) i parashtruar nga deputetët Z Kërsto Mukoski, Z. Stojçe Kërstevski, Z. Talat Xhaferi, Znj. Vlladanka Aviroviq, Znj. Sonja Gellova- Stojanova dhe Znj. Julieta Marku, me numër arkivor 07-1677/2.
Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin e propozuar.
Ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri financiare, në lexim të dytë u shqyrtua:
- Amendamenti i nenit 2, në nenin e ri 10-a në paragrafin (6) i parashtruar nga deputetët Kërsto Mukovski, Stojçe Kërstevski, Talat Xhaferi, Vlladanka Aviroviq, Sonja Gellova - Stojanova dhe Julieta Marku, me numër arkivor 07-1681/2.
Komisioni njëzëri e miratoi këtë amendament.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese në lexim të dytë, e shqyrtoi:
- Amendamenti i nenit 20 në nenin e ri 149-b në paragrafin (14) të parashtruar nga deputetët Kërsto Mukovski, Stojçe Kërstevski, Talat Xhaferi, Vlladanka Aviroviq, Sonja Gellova - Stojanova dhe Julieta Marku, me numër arkivor 07-1679/2.
Komisioni njëzëri e miratoi këtë amendament.
Në lidhje me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës leximi i dytë, në lexim të dytë u shqyrtuan:
- Amendamenti i nenit 1 paragrafi (1), Amendamenti i nenit 2 paragrafi (1), Amendamenti i nenit 4 në nenin e ri 52-a në paragrafin (14) dhe Amendamenti për shlyerjen e nenit 5 të parashtruar nga deputetja Vlladanka Aviroviq.
Komisioni njëzëri i miratoi amendamentet e propozuara.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike, në lexim të dytë e shqyrtoi:
- Amendamentin e nenit 5 pargarfi (12) dhe pargarfi (16) i parashtruar nga deputetët Kërsto Mukovski, Stojce Kërstevski, Talat Xhaferi, Vlladanka Aviroviq, Sonja Gellova - Stojanova dhe Julieta Marku, me numër arkivor 07-1666/2.
Komisioni njëzëri e miratoi këtë amendament.
Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-plotësimit të ligjeve:
- Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë).
- Propozim-ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi (leximi i dytë);
- Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri financiare (leximi i dytë);
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese (leximi i dytë);
- Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës (leximi i dytë);
- Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike (leximi i dytë);
Përderisa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit doganor, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për drejtorinë doganore, dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe qiranë e truallit ndërtimor në pronësi shtetërore, nuk u parashtruan amendamente.