E hënë, 11 prill 2011
SEANCË PRANVERORE E AsambleSë Parlamentare TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, prej 11 deri më 15 prill, do të mbajë seancë pranverore në Strasburg, në të cilën në fokus do të jetë debati i nesërm për masat religjioze të dialogut ndërkulturor.
Rendi i ditës përfshinë edhe debatet për:
- përmbushjen e obligimeve dhe angazhimeve nga ana e Gjeorgjisë;
- zvogëlimin e kufirit të moshës për votim deri më 16 vjet;
- gratë në rajonet fshatare në Evropë;
- mbingarkimin e shteteve;
- arsimimin kundër dhunës në shkolla;
- dënimin me vdekje në vendet-anëtare të Këshillit të Evropës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Z. Ahmet Davutogllu, do ta përfaqësojë komunikimin nga Komiteti i Ministrave, ndërsa komisari për Të Drejtat e Njeriut të “47”, Z. Tomas Hamarberg, do ta paraqes raportin e tij vjetor për aktivitetet në vitin 2010.