E martë, 30 prill 2013

KRYETARI VLEJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z.ALLDO BUMQI

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe përkrahjen reciproke në plan bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrimin pozitiv të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për përkrahjen e qartë, konstante dhe principiele të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, edhe pse të dyja shtetet bashkërisht filluan të ecin drejt këtij qëllimi



E hënë, 22 prill 2013

PJESËMARRJA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BE-SË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, nga sot merr pjesë në Konferencën në nivel të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet në Nikozi, Republika e Qipros. Kryetari Veljanoski në këtë konferencë merr pjesë me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të Republikës së Qipros, Janakis L.Omirou



E mërkurë, 17 prill 2013

PRANIA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VARRIMIN CEREMONIAL TË ISH-KRYEMINISTRES SË BRITANISË SË MADHE, MARGERET TAÇER

Kryetari kishte takime të shkurtra me kryeministrin aktual Dejvid Kameron, ish-kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, me ish-kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete tjera politike



E enjte, 11 prill 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. KARL VIKTOR ERJAVEC

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve të cilat bazohen në bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe përkrahjen e ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për pozicionin e qartë dhe konstant të Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë, i cili shënon përkrahje të vazhdueshme, të fuqishme dhe principiele për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë.   



E hënë, 1 prill 2013, Beograd

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të së cilës, sot u takua me kolegun e tij, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, me kryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, z.Zoran Ostoiq dhe me anëtarët e Grupit, si dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq

Click