E martë, 23 prill 2013
DEPUTETI REXHAIL ISMAILI NË SEMINAR NË MAL TË ZI
Me ftesë të Institutit Demokratik Nacional (NDI), kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, do të marrë pjesë në Seminar me temë: Tejkalimi i sfidave për mbikëqyrje të cilën e kryejnë komisionet parlamentare. Seminari do të mbahet nga 24 deri më 26 prill 2013 në Beçiq, Mal të Zi.
Ky seminar rajonal është pjesë e Iniciativës për forcim legjislativ të Ballkanit Perëndimor të NDI-së, i cili, parlamenteve në rajon u ndihmon për forcimin e kapaciteteve në miratimin e vendimeve, për mbikëqyrje dhe përfaqësim me theks në përforcimin e lidhjeve ndërmjet parlamenteve nga Ballkani Perëndimor me kolegët e tyre nga Bashkimi Evropian përmes krijimit të forumeve të hapura për bashkëpunim rajonal dhe këmbim informatash.
Në seminarin e vijues do të marrin pjesë kryetarë të komisioneve dhe përfaqësues të shërbimeve të parlamenteve nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Qëllimi i këtij seminari është: ndarja e përvojave rajonale në implementimin e mekanizmave mbikëqyrëse që i posedojnë komisionet; përqendrimi në mbikëqyrjen e komisioneve gjatë implementimit të politikave, ligjeve dhe buxheteve; si dhe përfaqësimi i rolit të seksioneve hetuese dhe të ekspertëve, kuadrit tjetër të komisioneve dhe organizatave civile në këtë proces.
Kjo ngjarje do të shërbejë si platformë e diskutimit me theks në këmbimin e informatave dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve që vinë nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor.