Njoftimet



E enjte, 15 prill 2010 – ora 11:00, - Salla “Boris Trajkovski”

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN: "PLEHËRISHTAT DHE MBLEDHJA E HEDHURINAVE, SHQYRTIMI I KOMPETENCAVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË KOMUNAVE, ME THEKS TË VEÇANTË PËR PLEHËRISHTËN RAJONALE “RUSINO”

Qëllimi i debatit mbikëqyrës është mbikëqyrja e implementimit të problemit me plehërishtat dhe mbledhjes së hedhurinave në rajonin e Pollogut (Maqedonia Veriperëndimore), veçanërisht në komunën e Tetovës dhe të Gostivarit:

- Kush është kompetent për problemin e krijuar dhe nëse janë në mënyrë adekuate  të sanuara problemet?

- Çka i pengon iniciativat e ministrisë që ta zgjidhë problemin me mbledhjen e hedhurinave dhe rregullimin e plehërishtës "Rusino"?

- Nëse janë të larguara plehërishtat ilegale, cila është strategji për heqjen e tyre dhe preventiva për zgjerimin e mëtutjeshëm të plehërishtave ilegale?

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji vlerëson se debati është me rëndësi të veçantë si nga aspekti i rezultateve nga implementimi i ligjeve nga ajo fushë, që janë me rëndësi të më të gjerë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, si dhe nga aspekti i fillimin të zbatimit praktik të dispozitave të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare” nr. 104/2009), në pjesën e dimensionit mbikëqyrës të pushtetit ligjvënës në shtetin tonë.


Debati publik është i hapur për mediet.

 

 

Click