Njoftimet



E hënë, 19 prill 2010, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E NJËQINDENJËTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Interpelancë për punën e ministrit të Drejtësisë, zoti Mihajllo Manevskit; 

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për denacionalizim (leximi i parë);

3.  Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i dytë); 

4. Propozim-ligj për themelimin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim (leximi i dytë);

6. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve (leximi i dytë);

7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit (leximi i dytë);

8. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letrat me vlerë (leximi i dytë);

9. Propozim-ligj për revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) (leximi i dytë);

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin e arsimit (leximi i dytë);

11.  Propozim-ligj i plotësuar për themelimin e Fakultetit për Dizajn dhe Teknologji të Mobilieve dhe Interierit, në përbërje të Universitetit: “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup (leximi i dytë);

12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive (leximi i dytë), i parashtruar nga deputetët Imer Selmani, Abedin Zymberi, Flora Kadriu, Sulejman Rushiti, Besim Dogani dhe Daut Rexhepi;

13. Raport vjetor për punën e Avokatit të Popullit për vitin 2009;

14. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2009;

15. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2009;

16. Raport vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;

17.  Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2009;

18.  Raport vjetor financiar i Agjencisë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;

19. Raport për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;

20. Raport për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;

21. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;

22. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 21 paragrafi 4 të Ligjit për tatime mbi pronën, e parashtruar nga kryetari i komunës së Çashkës.

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Kuvajtit për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

2.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bankat (leximi i parë);

3.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kambial (leximi i parë);

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve për transferim të shpejtë të parave (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare (leximi i parë);

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për fondet investuese (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për ndryshimin  e Ligjit për rrogat e gjykatësve (leximi i parë);

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë (leximi i parë);

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë);

11.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë (leximi i parë).

Click