E mërkurë, 15 prill 2009, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E PESËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONIS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
2. Propozim-vendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për shënimin e 60 vjetorit të themelimit të Këshillit Evropian;
3. Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e shpërblimit shtetëror ’’Mito Haxhi Vasilev Jasmin’’;
4. Përcaktimi i propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e shpërblimit shtetëror ’’23 Tetori ‘’;
5. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për Statutin e Komisionit për letra me vlerë;
6. Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për radiodifuzion, nga Shoqata e gazetarëve te Maqedonisë;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë, për këmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për bashkëpunim në lëmin e bujqësisë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit;
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Eurodrejtësisë (EUROJUST);
10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për komunikacionin e rregullt ajror;
11. Propozim-ligj për mbrojtjen sociale – Leximi I;
12. Propozim-ligj për pyjet – Leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit publik privat-Leximi I;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën e amzës – Leximi I;
15. Propozim-ligj për të drejtat seleksionuese – Leximi II;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror- Leximi II;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgimi juridike të Republikës së Maqedonisë, të anëtarësisë në Fondin monetar ndërkombëtar - Leximi II;
18. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale- Leximi II;
19. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike - Leximi III;
20. Propozim-ligj për transformimin e Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonijapat”- Shkup-Leximi II;
21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e kushtit të veçantë për kryerje të funksionit publik, me procedurë të shkurtuar;
22. Propozim–strategji nacionale për zhvillim të gjeneratës vijuese të internetit me shtrirje të gjerë;
23. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 24 nga Ligji për pastërti publike, e parashtruar nga Këshilli i komunës së Velesit;
24. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 139 nga Ligji për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i komunës së Strugës:
25. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 19 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim, e parashtruar nga deputeti Mile Andonov;
26. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 49 nga Ligji për konteste administrative, e parashtruar nga Bardhyl Kuka, prokuror publik i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë;
27. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 270 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 pika 4 nga Ligji për procedurë të përgjithshmeadministrative, e parashtruar nga deputetja Cvetanka Ivanova;
28. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 54 paragrafi 1 alineja 3, nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor, e parashtruar nga Këshilli i komunës së Strumicës;
29. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 4 paragrafi 2 alineja 3, nenit 4-a paragrafi 1 alineja 1, nenit 13 alineja 3 dhe 5 dhe nenit 71, nga Ligji për ndërmarrjen e shoqërive aksionare, e parashtruar nga deputeti Oliver Derkoski;
30. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 146-b paragrafi 1, nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, e parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov;