E enjte, 16 prill 2009, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E PESËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONIS
(e filluar më 15.04.2009)
(vazhdimi i parë)
Rendi i ditës:
..........
15. Propozim-ligj për të drejtat seleksionuese – Leximi II;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror- Leximi II;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgimi juridike të Republikës së Maqedonisë, të anëtarësisë në Fondin monetar ndërkombëtar - Leximi II;
18. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale- Leximi II;
19. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike - Leximi III;
20. Propozim-ligj për transformimin e Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonijapat”- Shkup-Leximi II;
21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e kushtit të veçantë për kryerje të funksionit publik, me procedurë të shkurtuar;
22. Propozim–strategji nacionale për zhvillim të gjeneratës vijuese të internetit me shtrirje të gjerë;
23. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 24 nga Ligji për pastërti publike, e parashtruar nga Këshilli i komunës së Velesit;
24. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 139 nga Ligji për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i komunës së Strugës:
25. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 19 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim, e parashtruar nga deputeti Mile Andonov;
26. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 49 nga Ligji për konteste administrative, e parashtruar nga Bardhyl Kuka, prokuror publik i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë;
27. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 270 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 pika 4 nga Ligji për procedurë të përgjithshmeadministrative, e parashtruar nga deputetja Cvetanka Ivanova;
28. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 54 paragrafi 1 alineja 3, nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor, e parashtruar nga Këshilli i komunës së Strumicës;
29. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 4 paragrafi 2 alineja 3, nenit 4-a paragrafi 1 alineja 1, nenit 13 alineja 3 dhe 5 dhe nenit 71, nga Ligji për ndërmarrjen e shoqërive aksionare, e parashtruar nga deputeti Oliver Derkoski;
30. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 146-b paragrafi 1, nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, e parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov;