E hënë, 24 qershor 2013
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN E AP TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Në pjesën e tretë të sesionit të rregullt për vitin 2013 të AP të Këshillit të Evropës, që do të mbahet nga 24 deri 28 qershor 2013 në Strasburg, Republika e Francës, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të KE, në përbërje: z. Aleksandar Nikolloski, shef, z. Agor Ivanovski dhe znj. Ermira Mehmeti Devaja, anëtarët, z. Aleksandar Spasenovski dhe z. Imer Aliu, zëvendësanëtarët
Lexo më shumë
E enjte, 20 qershor 2013, Bruksel
DEPUTETI IMER ALIU MBIKËQYRËS NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHQIPËRI
Deputeti Imer Aliu, në emër të Grupit të partive popullore evropiane, është emëruar anëtar i ad hok Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i cili do t'i mbikëqyrë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nga 21 deri 24 qershor 2013.
Lexo më shumë
E mërkurë, 12 qershor 2013
VAZHDIMI I PARË I DEBATIT MBIKËQYRËS ME TEMË "IMPLEMENTIMI I PROCESIT TË DECENTRALIZIMIT
Në vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës, Komisioni për Vetëqeverisje Lokale do të vazhdojë me dëgjimin e deklaratave të pjesës së mbetur të pjesëmarrësve (dëshmitareve) të ftuar nga Komisioni për Vetëqeverisje Lokale.
Lexo më shumë
E premte, 7 qershor 2013
PJESËMARRJA E DEPUTETIT GJIORGJI KOXHABASHIEV NË APF - RAJONI I EVROPËS
Sot, në Bernë, Zvicër, u mbajt Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) - Rajoni i Evropës, në të cilën merr pjesë deputeti, z. Gjorgji Koxhabashiev, kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë
Lexo më shumë
E hënë, 3 qershor 2013
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SHITJEN E TOKËS BUJQËSORE NË PRONËSI SHTETËRORE
Debati mbikëqyrës do të mbahet më 4 qershor (e martë) 2013, me fillim në ora 11:00, në sallën e Komisionit Kushtetues, në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë