E enjte, 7 qershor 2012, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"
DISKUTIM PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NDJEKJE TË KOMUNIKIMEVE
Qëllimi i diskutimit publik është të sigurohet debat më i gjerë i versionit të punës së Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, e në drejtim të miratimit të ligjit kualitativ dhe përgatitjes kualitative për pranim të obligimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.
Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet dhe ekspertët e interesuar nga sfera përkatëse, të marrin pjesë aktive në debat me qëllim të përmirësimit të tekstit të punës së Propozim-ligjit.
Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, më së voni deri më 7 qershor 2012, në ora 09:00, në e-mail: nsei@sobranie.mk, apo në tel. 311 22 55, lokali 289.
Diskutimi publik është i hapur për medie.