Pas mbarimit të Seancës së 26-të vazhdon
SEANCA E TRIDHJETEKATËR E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 28.5.2012) (vazhdim i gjashtë)
Rendi i ditës:
...
2. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për inspeksion të pyjeve dhe gjuetisë - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peng kontraktues - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore - leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive - leximi II;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e të rriturve - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgimi juridike të Republikës së Maqedonisë të anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar - leximi II;
9. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi II;
10. Propozim-ligj i plotësuar për vlerënotë premtimi shëndetësore - leximi II;
11. Propozim-ligj për legalizimin e dokumenteve publike në qarkullimin ndërkombëtar - leximi II;
12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Federal të Zvicrës për marrjen e personave që qëndrojnë pa leje;
13. Propozim-ligj për shpalljen e tërësisë monumentale të Krushevës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë - leximi I;
14. Raport për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011;
15. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011;
16. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 47 paragrafi 2 të Ligjit për falimentim, e parashtruar nga deputetja Sonja Mirakovska;
17. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 18 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, e parashtruar nga deputeti Mile Paçemski;
18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, e parashtruar nga deputeti Malisha Stankoviq.