E martë, 16 qershor 2009
ARDHMËRIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ËSHTË NË UNIONIN EVROPIAN
Nënkryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime , z-nj. Silvana Boneva, dhe anëtarët janë takuar sot me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Luis Maria de Puç. Në takim Kryetari i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës z. Luis Maria de Puç, u njoftua me aktivitetet dhe përbërjen Këshillit Nacional për eurointegrime.
Gjithashtu, mysafiri u njoftua me zbatimin e suksesshëm të reformave në Republikën e Maqedonisë për marrjen e datës për bisedime për anëtarësim në Unionin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.
Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë është në Evropë dhe këtu nuk ka dilema, ekzistojnë disa pengesa, por Republika e Maqedonisë duhet të vazhdoj t’i përcjell standardet evropiane dhe standardet e Këshillit të Evropës, ndërsa Këshilli i Evropës është gjithmonë i përgatitur të ndihmojë në atë, u theksua në takimin.
Gjithashtu u theksua se Këshilli i Evropës është mik i Republikës së Maqedonisë dhe ai nuk imponon zgjidhje për kontestin e emrit me Republikën e Greqisë, por Këshilli i Evropës do ta pranojë atë që do të merret vesh dhe të arrihet në mes dy palëve.