E hënë, 1 qershor 2009
MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS
Komisioni juridiko-ligjvënës në Mbledhjen e njëzetenëntë, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për Akademinë ushtarake dhe Propozim-ligjin për punë të brendshme.
Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi se para se të fillohet me përgatitjen e Propozim-ligjit për Akademinë ushtarake, është bërë analizë detajore për kuadrin e nevojshëm të oficerëve, me ç’rast ka ardhur në përfundim se është e nevojshme përtëritja e përbërjes së eprorëve të Armatës, në vazhdimësi. Me fillimin e Akademisë ushtarake në vitin shkollor 2009/2010, oficerët e parë ushtarakë do të dalin pas katër vitesh, kur do të ndryshojnë shumë punë në këtë sferë.
U theksua se mosfunksionimi i Akademisë ushtarake, do të thotë ngecje e karrierës së eprorëve ekzistues, dhe se praktika ka treguar se është shumë më efikase, më efektive dhe më ekonomike, që Republika e Maqedonisë t’i shkollojë oficerët e vet.
Gjatë përgatitjes së këtij Propozim-ligji, ka qenë i përfshirë edhe Ekipi këshillues i NATO-s.
Lidhur me Propozim-ligjin për punë të brendshme u theksua se shkaku për përgatitjen e tij, nuk janë reformat në kuadër të funksionimit të Drejtorisë, por angazhim themelor është vendosja e sistemit të karrierës, përkatësisht sistemit meritor gjatë avancimit të punëtorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pas debatit, Komisioni për të dy Propozimet konstatoi se janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.