E martë, 16 qershor 2009
TAKIMI I Z. OLIVER SHAMBEVSKIT ME Z. LUIS MARIA DE PUÇ
Shefi i delegacionit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Oliver Shambevski dhe anëtarët janë takuar sot me Kryetarin e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës, z, Luis Maria de Puç.
Në takim u bisedua për zgjedhjen e Sekretarit të ri Gjeneral të Këshillit të Evropës dhe për rëndësinë e kryesimit të Republikës së Maqedonisë me Këshillin e Evropës nga maji i vitit 2010.
Gjithashtu, mysafiri u informua për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe avancimin sa i përket plotësimit të detyrimeve dhe synimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë gjatë pranimit në Këshillin e Evropës.