E martë, 30 qershor 2009, Strasburg
PJESËMARRJE NË SESIONIN E RREGULLT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Në sesionin e rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cila u mbajt prej 22 deri më 26 qershor 2009 në Strasburg, Francë, morën pjesë shefi i delegacionit Oliver Shambevski dhe Igor Ivanovski.
Edhe pse ishte paraparë në këtë sesion të zgjidhet Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Asambleja Parlamentare me shumicë të votave vendosi të mos e vë në rend dite këtë pikë. Me këtë, zgjedhja u prolongua deri në sesionin e tetorit, ku pritet të tejkalohen keqkuptimet ndërmjet Komitetit të ministrave dhe Asamblesë Parlamentare lidhur me procedurën për zgjedhjen e kandidatëve në këtë funksion.
Në sesion u bisedua për raportin për mbrojtjen e drejtave të njeriut të personave të zhvendosur në kohë të pacaktuar, të ashtuquajtur njerëz të harruar të Evropës. Deputetët Shambevski dhe Ivanovski parashtruan amendament të tekstit të Raportit për ndryshimin e ligjeve në vendet anëtare për mënjanimin e pengesave juridike për integrimin e personave të zhvendosur.
Në sesionin e qershorit para deputetëve u drejtua Kryetarja e Irlandës, Meri Mekalis, Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Tomas Miroy dhe të tjerë. Në procedurë të përshpejtuar u diskutua për gjendjen aktuale në Iran, ndërsa tema të sesionit kanë qenë sfidat nga kriza financiare për institucionet ekonomike botërore, gjendja me të drejtat e njeriut në Evropë, avancimi nga monitorin procedurave të Kuvendit etj.
Gjatë sesionit u mbajtën mbledhje të komisioneve të veçanta, ndërsa në Komisionin për çështje politike, deputeti Oliver Shambevski ka qenë i caktuar për referues në temën ‘’Zgjerimi i demokracisë përmes uljes së moshës për votim deri në 16 vjet’’.