E hënë, 8.6.2009
REPUBLIKA E KROACISË ËSHTË MBËSHTETËS I MADH I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR HYRJE NË BE


Nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj Silvana Boneva dhe një pjesë e Këshillit pati takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Europiane të Kuvendit të Republikës së Kroacisë.
Nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj Silvana Boneva, i njoftoi miqtë me punën e Këshillit Nacional për Eurointegrimeve (i cili është formuar më vitin 2007) me ç’rast theksoi që përbërja e Këshillit nuk është vetëm me deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por edhe me përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pastaj sindikatës, nga sektori joqeveritar, nga mediet etj. dhe se Këshilli i merr të gjitha vendimet me konsensus. Synimi kryesor i Këshillit është hyrja e Republikës së Maqedonisë në familjen e madhe europiane – Bashkimin Europian. Republika e Kroacisë është mbështetës i madh i Republikës së Maqedonisë për hyrje në BE.
Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, z. Neven Mimica, i njoftoi anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointregrimeve me Këshillin Nacional në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, i cili është formuar në mënyrë specifike me numër të njëjtë të anëtarëve nga pozita dhe opozita (për dallim nga 30 Komisionet tjera ku shumicën e kanë anëtarët e pozitës), pastaj në Këshillin Nacional janë të përfaqësuar të gjitha partitë politike në Kroaci dhe ka katër përfaqësues të jashtëm.
Në takim u bisedua edhe për bashkësinë kroatë në Republikën e Maqedonisë. Pozita dhe aktiviteti i bashkësisë kroate është përmirësuar shumë dhe ajo e gjen vendin e vet të merituar në rrjedhat shoqërore të jetës.